TechnoBuild 2018

Financier

TechnoBuild 2018
Tirane16 Shtator 2026Afati: 12 Tetor 2026

About the job

TechnoBuild 2018, është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.

TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.

Pozicioni: Financier
Departamenti: Financa
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi I pozicionit: Ai/Ajo është përgjegjës për verifikimin dhe kontabilizimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen e tyre me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e brendshme të shoqërisë.Gjithashtu, është përgjegjës për ndjekjen e kontratave dhe arkëtimeve nga klientët, duke garantuar përputhjen ndërmjet kushteve kontraktuale dhe pagesave të realizuara.

Ai/Ajo kontrollon dhe analizon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të projekteve që ka në ndjekje, me qëllim sigurimin e saktësisë dhe integritetit të të dhënave financiare.

Detyrat

  • Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës
  • Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi
  • Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore për secilin projekt në ndjekje, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse
  • Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara
  • Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas projekteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar të projekteve në zhvillim
  • Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim
  • Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit
  • Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë
  • Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar

Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet.
  • Të ketë 2–4 vite eksperiencë profesionale në fushën e ndërtimit.
  • Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale.
  • Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup.
  • Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim.
  • Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5 dhe/ose Microsoft Dynamics NAV.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
  • Eksperienca mbi 2 vite në kompani ndërtimi ose investimi konsiderohet përparësi.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email: technobuild2018shpk@gmail.com ose ne numrin e tel : +355 69 808 0700

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.

Rreth kompanisë

TechnoBuild 2018, është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri. TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.

TechnoBuild 2018

TechnoBuild 2018

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Financier
Kategoria