
Financier
About the job
TechnoBuild 2018, është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.
TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.
Pozicioni: Financier
Departamenti: Financa
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrimi I pozicionit: Ai/Ajo është përgjegjës për verifikimin dhe kontabilizimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen e tyre me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e brendshme të shoqërisë.Gjithashtu, është përgjegjës për ndjekjen e kontratave dhe arkëtimeve nga klientët, duke garantuar përputhjen ndërmjet kushteve kontraktuale dhe pagesave të realizuara.
Ai/Ajo kontrollon dhe analizon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të projekteve që ka në ndjekje, me qëllim sigurimin e saktësisë dhe integritetit të të dhënave financiare.
Detyrat
- Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës
- Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi
- Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore për secilin projekt në ndjekje, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse
- Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara
- Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas projekteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar të projekteve në zhvillim
- Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim
- Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit
- Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë
- Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet.
- Të ketë 2–4 vite eksperiencë profesionale në fushën e ndërtimit.
- Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
- Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale.
- Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup.
- Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim.
- Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5 dhe/ose Microsoft Dynamics NAV.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
- Eksperienca mbi 2 vite në kompani ndërtimi ose investimi konsiderohet përparësi.
Shënime
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email: technobuild2018shpk@gmail.com ose ne numrin e tel : +355 69 808 0700
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
Rreth kompanisë
TechnoBuild 2018, është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri. TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.
