
Drejtor Kantieri
About the job
HR Studio po kërkon një Drejtor Kantieri, me eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim të projekteve të ndërtimit. Pozicioni kërkon një profil teknik dhe menaxherial, i aftë të drejtojë kantierin nga faza e analizës së projektit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar të punimeve.
Detyrat
- Drejtimi dhe menaxhimi i përgjithshëm teknik dhe operacional i kantierit.
- Shqyrtimi, koordinimi dhe ndjekja e projekteve teknike dhe ekzekutive.
- Përfshirja në procesin e projektimit dhe dhënia e zgjidhjeve teknike sipas kushteve reale të kantierit.
- Planifikimi dhe organizimi i fazave të punimeve sipas projektit dhe afateve të përcaktuara.
- Koordinimi i inxhinierëve, teknikëve, brigadave të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
- Kontrolli i zbatimit të projektit dhe verifikimi i përputhshmërisë së punimeve me specifikimet teknike.
- Monitorimi i cilësisë së punimeve, materialeve dhe standardeve të ndërtimit.
- Hartimi dhe ndjekja e grafikut të punimeve dhe respektimi i afateve të projektit.
- Evidentimi i problematikave teknike gjatë zbatimit dhe propozimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
- Kontrolli dhe optimizimi i përdorimit të materialeve, pajisjeve dhe burimeve njerëzore në kantier.
- Bashkëpunimi me projektues, arkitektë, inxhinierë, investitorë dhe palë të tjera të përfshira në projekt.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë fizike dhe teknike të punimeve.
- Mbikëqyrja e respektimit të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Kontrolli i dokumentacionit teknik të kantierit dhe koordinimi i procesit deri në përfundimin dhe dorëzimin e projektit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike/Ndertimi ose profil të ngjashëm.
- Eksperiencë e konsiderueshme në drejtimin e kantiereve dhe menaxhimin e projekteve të ndërtimit.
- Eksperiencë dhe njohuri të mira në projektim dhe zbatim.
- Aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
- Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe menaxhimit të projekteve.
- Aftësi të forta organizative, drejtuese dhe vendimmarrëse.
- Aftësi për menaxhimin e ekipeve dhe koordinimin e disa proceseve njëkohësisht.
- Orientim drejt cilësisë, afateve dhe zgjidhjes së problematikave në terren.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi të mira komunikimi me ekipin, investitorët dhe bashkëpunëtorët.
Orari i punës: E hënë – E shtunë, 07:00 – 16:00.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...