
Inxhinier Ndertimi
About the job
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë. Për shkak të zgjerimit të portofolit dhe projekteve të reja të investimeve, Billa & Co kërkon të punësojë një Inxhinier Ndërtimi me përvojë për ndjekjen teknike dhe menaxhimin e punimeve në kantier.
Detyrat
- Ndjekja dhe mbikëqyrja e punimeve në kantier sipas projektit teknik;
- Kontrolli i cilësisë dhe përputhshmërisë së punimeve me projektin dhe specifikimet teknike;
- Kontrolli i volumeve, preventivave dhe situacioneve të punimeve;
- Koordinimi teknik me projektuesit, kontraktorët dhe nënkontraktorët;
- Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe respektimit të afateve të përcaktuara;
- Identifikimi dhe adresimi i problematikave teknike gjatë zbatimit;
- Raportimi periodik mbi progresin dhe problematikat e evidentuara gjatë punimeve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
- Minimumi 3–5 vite eksperiencë në zbatim dhe/ose mbikëqyrje punimesh ndërtimore;
- Eksperienca në projekte të ndjekura nga faza fillestare deri në përfundim përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike;
- Njohuri në preventivim dhe kontrollin e volumeve të punimeve;
- Njohuri të mira të AutoCAD dhe MS Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (komunikim dhe shkrim);
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunimi;
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave në terren.
Shënime
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@billa.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Rreth kompanisë
Që nga viti 2007 Billa Albania është distributori më i madh i pllakave në Ballkan. Kompania ka ekskluzivitetin e prodhuesve më të mëdhenj të Pllakave në Spanjë, Itali, Turqi etj duke siguruar kështu për tregun shqiptar dhe më gjerë raportin më të mirë cilësi-çmim. Për banjën tuaj vetëm më të mirën nga gjigandi botëror i prodhimit të hidrosanitareve Ideal Standard. Ekskluziviteti i Ideal Standard dhe i shumë kompanive të tjera ka konfirmuar Billa si kompaninë më të besueshme në vendin...
