
Menaxher Durres
About the job
Xhaferraj Alumin shpk me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushen e aluminit, prezente jo vetem në të gjithë tregun shqiptar por edhe ate te huaj duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filianin e Durrësit.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania ofron vend të lire pune në pozicionin: Menaxher.
Pozicioni është i lidhur me drejtimin e proceseve të prodhimit dhe montimit, kontaktin me klientët potencialë për ofertim dhe shitje të sistemeve.
Menaxheri operon kryesisht nga pikat e shitjes/magazinat kryesore të kompanisë, duke koordinuar njëkohësisht ekipet e prodhimit dhe montimit me nevojat e klientëve.
Detyrat
- Drejton dhe koordinon grupet e prodhimit dhe montimit duke siguruar efikasitet dhe cilësi në çdo fazë të procesit.
- Kontakton klientët potencialë, përgatit dhe prezanton oferta të personalizuara për sisteme dhe produkte.
- Analizon kërkesat e klientëve dhe propozon zgjidhjet më të përshtatshme teknike dhe komerciale.
- Mbikëqyr procesin e prodhimit nga faza e porosisë deri në dorëzimin final tek klienti.
- Siguron respektimin e afateve të prodhimit dhe montimit sipas marrëveshjeve me klientët.
- Raporton tek Administratori mbi ecurinë e proceseve, problematikat dhe propozimet për përmirësim.
- Mbron vlerat e organizatës duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Inxhinieri, Biznes, Ekonomik ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në menaxhim prodhimi ose shitjesh – e detyrueshme.
- Njohuri teknike mbi sistemet e aluminit dhe/ose materialeve të ndërtimit përbëjnë avantazh.
- Aftësi të forta organizative, drejtuese dhe komunikuese.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Turqishtes përbëjnë avantazh.
- Njohuri bazë të programeve të zyrës (Word, Excel, etj.).
Shënime
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese dhe konkuruese në treg;
- Mjedis dinamik pune me mundësi zhvillimi profesional;
- Bashkëpunim me një ekip me eksperiencë në fushën e sistemeve të aluminit.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Menaxher Durrës
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.
Rreth kompanisë
Kompania Xhaferraj Alumin Shpk me një eksperiencë prej me shume se 20 vitesh në fushën e aluminit ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, duke ofruar një gamë të gjerë sistemesh dhe produktesh, si dhe duke qenë distributori kryesor i tyre. Aktiviteti i kompanisë tonë konsiston në tregtimin e materialeve të aluminit dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme në këtë sektor. Eksperienca shumëvjecare në fushën e aluminit na ka rritur profesionalisht duke bërë që t’i kuptojmë...
