
Inxhinier Elektronik ne zbatim
About the job
Kompania Cacttus me pervoje 25 vjeçare ne fushen e teknologjise se informacionit dhe te komunikimit, ne kuadrinn e nje projekti telekomunikacioni dhe automatizimi ne Hekurudhen e re Tirane-Durres-Rinas po kërkon të punësojë një Inxhinier/e Elektronik në Zbatim për të kontribuar në realizimin ne kohe dhe me cilesi te projektit. Ky rol kërkon njohuri ne implementimin e rrejteve te telekomunikacionit ne terren, sistemeve te automatizimit si dhe aftësi për të punuar në ekip.
Paga 2500 euro bruto.
Detyrat
- Planifikon, udhezon dhe mbikqyr ne terren shtrimin e kabllove te komunikimit, pajisjeve dhe sensoreve ne hekurudhe si dhe pajisjeve ne sallat e monitorimit dhe kontrollit.
- Raporton punet e kryera tek menaxheri i projektit dhe kompania kontraktore.
- Kryen ndarjen e puneve, mjeteve dhe personelit per realizimmin e punes.
- Dokumenton procedurat dhe shkruan raporte për rezultatet e testeve dhe verifikimeve.
- Bashkëpunon me inxhinierët e tjerë te kantierit per koordinimin e punimeve.
- Merr pjesë në takime ekipore për të diskutuar progresin dhe sfidat e projektit dhe te projekteve ne vazhdim.
- Identifikon mundësi për përmirësime në proceset ekzistuese dhe thjeshton metodologjitë e punës.
- Mban kontakte të rregullta me furnizuesit për të siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme.
- Kujdeset dhe mban pergjegjesi per sigurimin e disiplinës së punonjësve dhe respektimin e sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë të nivelit master në Inxhinieri Elektronike.
- Njohuri dhe pervoje ne shtrimin e kabllove te bakrit dhe kabllove optike.
- Aftësi të mira analitike, organizarive dhe zgjidhëse për probleme komplekse.
- Eksperiencë pune minimumi 2-3 vjet ne role te ngjashme dhe mbi 5 vjet si inxhinier elektronik.
- Të jetë i/e aftë për të punuar në ekip dhe të komunikojë efektivisht me kolegët.
- Te dije anglisht si gjuhe komunikimi dhe preferohet italishtja si gjuhe e dyte.
Shënime
Te interesuarit te dergojne CV ne adresen rail@cacttus.com
Rreth kompanisë
Cacttus sh.p.k ë shtë një kompani me pervojë 20 vjeçare e profilizuar në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit, smart city, zgjidhjet SCADA dhe sistemeve të automatizuara të transportit rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror
