
Kontrolluese Cilesie Nderfazore
About the job
Kontrolluese Cilesie Nderfazore
Pozicioni:Kontrolluese Nderfazore
Departamenti: Prodhimi / Kontrolli I cilesise
Raporton tek: Menaxherja e prodhimit
Lloji i punës: Kohë e plotë
Kontrolluesja Ndërfazore është përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë së produkteve gjatë të gjitha fazave të procesit të prodhimit, duke identifikuar dhe parandaluar defektet përpara se produkti të kalojë në fazën pasuese. Qëllimi i saj është të sigurojë që çdo produkt tekstil të prodhohet në përputhje me standardet e cilësisë së MATILPRO dhe kërkesat e klientëve, duke minimizuar ripunimet, humbjet dhe produktet jokonforme.
Detyrat
Kontrolli Nderfazor I Prodhimit
- Kryen kontrolle të vazhdueshme në çdo fazë të procesit të prodhimit.
- Kontrollon produktet pas çdo operacioni të rëndësishëm (prerje, qepje, mbushje, mbyllje, etj.).
- Verifikon përputhshmërinë me specifikimet teknike, mostrat e miratuara dhe standardet e cilësisë.
- Kontrollon cilësinë e qepjeve, dimensionet, orientimin e materialeve, vendosjen e etiketave dhe elementë të tjerë sipas standardeve të kompanisë.
- Identifikon menjëherë çdo devijim ose mospërputhje gjatë procesit të prodhimit.
Identifikimi dhe Menaxhimi I Defekteve
- Evidenton çdo defekt të konstatuar gjatë kontrollit.
- Izolon produktet jokonforme për të shmangur vazhdimin e tyre në fazën tjetër të prodhimit.
- Informon menjëherë Menaxheren e Prodhimit ose përgjegjësin e linjës për çdo problem që ndikon në cilësinë e produktit.
- Ndjek korrigjimin e defekteve dhe verifikon eliminimin e tyre përpara vazhdimit të procesit.
- Parandalon përsëritjen e të njëjtave gabime duke monitoruar vazhdimisht procesin
Dokumentimi dhe raportimi
- Regjistron rezultatet e kontrolleve sipas procedurave të kompanisë.
- Plotëson raportet për defektet, mospërputhjet dhe produktet e refuzuara.
- Evidenton llojin e defektit, sasinë dhe fazën e prodhimit ku është konstatuar.
- Raporton periodikisht mbi problematikat e identifikuara dhe trendet e cilësisë.
Bashkpunimi me Departamentin e Prodhimit
- Bashkëpunon ngushtë me makinistet, operatorët dhe përgjegjësit e linjës për përmirësimin e cilësisë.
- Jep udhëzime për korrigjimin e menjëhershëm të problemeve të evidentuara.
- Ndjek zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese.
- Kontribuon në uljen e ripunimeve dhe reduktimin e produkteve me defekte.
- Komunikon në kohë çdo problem që mund të ndikojë në cilësinë e prodhimit.
Kontrolli I Materialeve dhe Gjysmeprodukteve
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe gjysmëprodukteve përpara përdorimit në procesin e prodhimit.
- Verifikon që materialet nuk paraqesin dëmtime, njolla apo mospërputhje me standardet.
- Siguron që vetëm materialet e pranueshme të përdoren në prodhim.
Siguria dhe Shendeti ne Pune
- Respekton dhe zbaton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Përdor pajisjet mbrojtëse sipas kërkesave të pozicionit.
- Raporton menjëherë çdo situatë që mund të paraqesë rrezik për sigurinë ose cilësinë e prodhimit.
- Mban të pastër dhe të organizuar vendin e punës.
Permiresimi I Vazhdueshem
- Jep sugjerime për përmirësimin e proceseve të kontrollit të cilësisë.
- Merr pjesë në trajnimet dhe aktivitetet e zhvillimit profesional të organizuara nga kompania.
- Kontribuon në standardizimin e proceseve të kontrollit.
- Mbështet arritjen e objektivave të cilësisë dhe reduktimin e defekteve në prodhim.
KPI (Treguesit Kryesorë të Performancës)
- Performanca e Kontrollueses Ndërfazore vlerësohet bazuar në treguesit e mëposhtëm:
- Përqindja e defekteve të identifikuara gjatë procesit të prodhimit.
- Numri i produkteve jokonforme që kalojnë në fazën tjetër të prodhimit.
- Saktësia dhe plotësia e dokumentimit të kontrolleve.
- Koha e reagimit ndaj problemeve të evidentuara.
- Zbatimi korrekt i procedurave të kontrollit të cilësisë.
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për eliminimin e shkaqeve të defekteve.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave të kompanisë.
Autoriteti I Pozicionit
- Kontrolluesja Ndërfazore ka autoritet të:
- Kërkojë korrigjimin e menjëhershëm të çdo mospërputhjeje të konstatuar.
- Ndalojë kalimin e një produkti në fazën tjetër të prodhimit kur nuk përmbush standardet e cilësisë.
- Sinjalizon menjëherë Menaxheren e Prodhimit për ndalimin e procesit kur konstatohen mospërputhje serioze.
- Izolojë produktet jokonforme deri në marrjen e një vendimi nga Menaxherja e Prodhimit.
- Informojë menjëherë Menaxheren e Prodhimit për çdo problem që mund të ndikojë në cilësinë e produktit.
- Propozojë masa për përmirësimin e proceseve të kontrollit dhe reduktimin e defekteve.
Konfidencialiteti dh Etika Profesionale
Punonjësja është e detyruar të:
- Ruajë konfidencialitetin e të gjitha informacioneve teknike dhe organizative të kompanisë.
- Mos ndajë informacione mbi proceset e prodhimit, klientët, produktet apo dokumentacionin e brendshëm me persona të paautorizuar.
- Veprojë me integritet, paanshmëri dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të detyrës.
- Respektojë Kodin e Etikës, rregulloren e brendshme dhe politikat e MATILPRO.
Përgjegjësia
- Kontrolluesja Ndërfazore mban përgjegjësi për:
- Kryerjen korrekte dhe në kohë të kontrolleve të cilësisë.
- Evidentimin dhe raportimin e saktë të çdo mospërputhjeje.
- Parandalimin e kalimit të produkteve jokonforme në fazat e mëtejshme të prodhimit.
- Respektimin e procedurave të kompanisë dhe standardeve të cilësisë.
- Bashkëpunimin efektiv me ekipin e prodhimit për arritjen e objektivave të cilësisë.
Shënime
Telefon: +355 68 580 9607
Email: humanresource@matilpro.com
Adresa:
Rr. “Vangjel Noti”, Laprakë, Tiranë
Rreth kompanisë
MATILPRO SHPK është themeluar në Tiranë, Shqipëri në vitin 2019. Kompania është e specializuar për prodhimin e produkteve për fëmijë, si jastëkë, veshje, çarçafë, batanije, jastëkë për gratë shtatzëna dhe gjithçka që lidhet me prodhimin dhe shitjen e produkteve për fëmijë në tekstile dhe jo.Karakteristikat kryesore të kompanisë sonë janë: cilësia e lartë, korrektësia dhe çmimet konkurruese. Qëllimi ynë është i thjeshtë, të shërbejmë dhe të ndihmojmë markat e pavarura të modës, kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë si...
