C
Pastry Chef / Konditor-e Bremen
Confidential Employer
About the job
KËRKOJMË PASTRY CHEF / KONDITOR-E – BREMEN, GJERMANI
Jemi duke përgatitur hapjen e një Pâtisserie & Café premium në Bremen, Gjermani, me fokus të veçantë tek tortat e personalizuara, pastiçeria franceze dhe ëmbëlsirat moderne.
Për ekipin tonë kërkojmë një Pastry Chef / Konditor-e me eksperiencë, kreativ/e dhe të apasionuar pas profesionit.
Detyrat
- Përgatitja e tortave të personalizuara për ditëlindje, evente dhe dasma.
- Dekorimi profesional dhe kreativ i tortave.
- Përgatitja e buttercream, fondant, ganache, mousse dhe kremrave të ndryshëm.
- Përgatitja e ëmbëlsirave moderne dhe pastiçerisë franceze.
- Përgatitja e croissant, éclair, tart, entremet dhe produkteve të tjera të pastiçerisë.
- Zhvillimi i recetave dhe produkteve të reja.
- Organizimi dhe planifikimi i prodhimit.
- Ruajtja e standardeve të larta të cilësisë.
- Respektimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Menaxhimi i porosive të tortave dhe përgatitja e tyre sipas kërkesave të klientit.
Kualifikimet
- Eksperiencë profesionale si Pastry Chef, Konditor/e ose Pâtissier/e.
- Eksperiencë e mirë në përgatitjen dhe dekorimin e tortave të personalizuara.
- Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim.
- Njohuri të mira të pastiçerisë moderne dhe franceze.
- Gatishmëri për të punuar dhe jetuar në Gjermani.
- Njohja e gjuhës gjermane është avantaz.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune full-time në Bremen, Gjermani.
- Rreth 40 orë pune në javë.
- Pagë 3,500–4,000 € bruto në muaj, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
- 30 ditë pushime të paguara në vit.
- Orar pune të organizuar dhe të planifikuar.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune modern dhe profesional.
- Mbështetje për sistemimin dhe integrimin në Bremen.
- Mundësi për të qenë pjesë e një biznesi të ri dhe ambicioz me fokus tek tortat premium dhe pastiçeria franceze.
Kandidati ideal:
Kërkojmë veçanërisht një person me eksperiencë të fortë në torta të personalizuara, kreativ, me standard të lartë pune dhe me dëshirë për të krijuar produkte të veçanta.
Për aplikim, ju lutemi dërgoni CV-në dhe një portfolio me foto të tortave dhe ëmbëlsirave që keni realizuar ; msmarketingonline24@gmail.com