Fashion Group Albania

Punonjëse për Vendosjen e Çmimeve dhe Sinjaleve Mango QTU

Fashion Group Albania
Tirane9 Shtator 2026Afati: 30 Shtator 2026

About the job

Fashion Group Albania është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të modës së huaj dhe tashme pjese e Albi Group. FGA eshte themeluar në vitin 2005 dhe operon si përfaqësuese ekskluzive e disa prej brandeve më të njohura ndërkombëtare në industrinë e modës dhe aksesorëve, si: Mango, Parfois, Springfield, Cortefiel, Geox, Okaïdi, Prenatal, Carpisa, Women’secret, Aldo,Tom Tailer.

Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli ne Prishtine, Kosove, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Pozicioni: Punonjëse për Vendosjen e Çmimeve dhe Sinjaleve
Njësia:Mango QTU

Raporton tek: Store Manager

Përmbledhja e Pozicionit:Punonjësja është përgjegjëse për vendosjen e saktë të çmimeve, sinjaleve dhe materialeve informuese në të gjitha produktet, duke siguruar respektimin e standardeve të kompanisë.

Detyrat

  • Merr pjesë në hapjen e koleksioneve të reja dhe siguron që të gjitha produktet të pajisen me çmimet dhe sinjalet përkatëse.
  • Kontrollon që asnjë artikull të mos mungojë me çmim ose sinjal.
  • Pajis me sinjal alarmi artikujt sipas procedurave të kompanisë, pa dëmtuar produktet.
  • Identifikon artikujt e dëmtuar ose me defekte dhe i raporton tek personi përgjegjës.
  • Mban përgjegjësi për mallin që merr në dorëzim.
  • Bashkëpunon me ekipin e dyqanit gjatë ndryshimeve të çmimeve dhe promocioneve.
  • Suporton stafin e dyqanit në raste nevoje.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit.

Kualifikimet

  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira për të punuar në grup.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Eksperienca në retail përbën avantazh.

Shënime


Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 30/09/2026 në adresën; hr@fashiongroup.al
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Rreth kompanisë

Fashion Group Albania është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të modës së huaj dhe tashme pjese e Albi Group. FGA eshte themeluar në vitin 2005 dhe operon si përfaqësuese ekskluzive e disa prej brandeve më të njohura ndërkombëtare në industrinë e modës dhe aksesorëve, si:Mango, Parfois, Springfield, Cortefiel,Geox, Okaïdi, Carpisa, Women’secret, Aldo,Prenatal,Tom Tailor. Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli ne Prishtine, Kosove, është rritur nga një biznes i...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
Pa eksperiencë
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Shitës
Kategoria