Bolv-Oil

Specialist/e e Burimeve Njerezore

Bolv-Oil
Tirane22 Shtator 2026Afati: 30 Shtator 2026

About the job

BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit.

Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju. BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.
Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë dhe po kerkojmë Specialist/e te Burimeve Njerezore

Detyrat

  • Publikon njoftime për punë në platformat e duhura.
  • Ndihmon ne proceset e kerkimit per fuqi punetore ne platforma on line dhe te tjera (headhunting &direct approach)
  • Rregjistron CV ne database me qellim hartimin e raporte dhe analizave mbi tregun e punes.
  • Koordinon procesin e intervistave me menaxherët e departamenteve.
  • Ndihmon ne mbledhjen e dokumentacionit per kontratat e punës
  • Mban të përditësuar dosjet e punonjësve sipas kërkesave ligjore.
  • Regjistron pushimet vjetore, lejet mjekësore dhe largimet nga puna.
  • Ndjek afatet ligjore për dokumentet e punësimit dhe përditësimet e tyre.
  • Ndihmon ne pregatitjen e dokumentacionit per Inspektoriatin e punes
  • Regjistron dhe perditeson dokumentacionin dhe certifikimet e trajnimeve.
  • Rregjistron masat disiplinore dhe ndihmon ne trajtimin e kërkesave dhe ankesave te punonjësve.
  • Rregjistron levizjet e punonjesve ne sistemin e tatimeve
  • Koordinon perditesimin e dosjeve mjekesore te punonjesve sipas kerkesave ligjore
  • Te ndihmoje ne dixhitalizimin e proceseve dhe dokumentacionit te administruar ne dosjen e punonjesve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Juridik, Psikologji ose fusha të ngjashme.
  • Trajnime dhe certifikime në Burime Njerezore përbëjnë avantazh.
  • Preferohet jo me pak se 3 vite eksperiencë në një pozicion te Burimeve Njerezore.
  • Përvojë në administrimin e ciklit të plotë të punonjësit: rekrutim, punësim, transferime dhe largime.
  • Përvojë në administrimin e dokumentacionit dhe dosjeve të personelit.
  • Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar të punës dhe praktikave të punësimit.
  • Njohuri mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidencialitetin e informacionit të punonjësve.
  • Përdorim shumë i mirë i MS Office, veçanërisht Excel.
  • Administrim korrekt dhe sistematik i dokumentacionit.
  • Organizim dhe menaxhim i mirë i prioriteteve, vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe afateve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Shënime


Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën:

human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Specialist i Burimeve Njerezore, ose ne website: www.BolvGroup.com

Aplikimet do të pranohen deri në datën: 30 Shtator 2026

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.

Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur

Rreth kompanisë

Bolv-Oil është një shoqëri lider në tregëtimin me shumicë të Lëndeve djegëse (Gazoil 10ppm, Benzine pa plumb, Solar, Mazut, Lende djegese per kaldaja). Bolv-oil ka të shpërndarë në të gjithë territorin e Rep. së Shqipërisë 35 pika karburanti (tregëtim me pakice I naftës, benzinës dhe gazit), duke u dhënë mundësi klientëve tonë për furnizin në cdo kohë dhe në cdo vend. Cilësia e produktit që ofrojmë, korrektësia dhe shërbimi janë pikat më të forta të kompanisë Bolv-oil.

Bolv-Oil

Bolv-Oil

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist i Burimeve Njerëzore
Kategoria