Progeen Construction

Specialist/e Prokurimesh

Progeen Construction
Tirane21 Shtator 2026Afati: 14 Tetor 2026

About the job

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Je në kërkim të një pune të re me përgjegjësi dhe mundësi rritjeje? Mos e humb mundësinë, apliko tani!

Progeen është në kërkim të një Specialist/e Prokurimesh me profil inxhinierik dhe me eksperiencë në kompani ndërtimi.

Pozicioni:
Specialist/e Prokurimesh (njohës i materialeve të ndërtimit)
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Specialisti i Prokurimeve në kompani ndërtimi krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të shitësve, furnitorëve, sipas objektivave dhe qëllimit të kompanisë. Kryen procesin e prokurimit sipas kërkesave dhe duke respektuar buxhetin e projekteve specifike të kompanisë.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët e mundshëm, për sigurimin e produkteve dhe/ose materialeve të nevojshme sipas specifikimeve dhe kërkesave të projektit përkatës;
  • Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë;
  • Analizon ofertat e marra si dhe çdo informacion apo të dhënë tjetër, për të përcaktuar ofertën më të mirë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara;
  • Kryen takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes, disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve si dhe negocion me ta për kushte më të favorshme të ofertës;
  • Koordinohet me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë që kryhen për t’u siguruar që ato të mbërrijnë në kohë, si dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me porositë e padërguara;
  • Përgatit dhe rifreskon bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit;
  • Përgatit grafikun e prokurimeve, e monitoron dhe e rifreskon sipas nevojave të kantiereve të Kompanisë;
  • Qëndron i përditësuar mbi tendencat e tregut;
  • Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.

Kualifikimet

Aftësi të tjera:

  • Diplomë në inxhinieri Ekonomike ose degë të tjera inxhinierike;
  • Eksperiencë pune të ngjashme në kompani ndërtimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup si dhe dedikim në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;
  • Aftësia për të përmbushur me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara;
  • Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.

Shënime


Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional.

Mënyra e aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 14/10/2026.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Rreth kompanisë

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Specialist Prokurimi
Kategoria