HR-Studio

Specialiste Faturimi

HR-Studio
Lezhë22 Shtator 2026Afati: 15 Tetor 2026

About the job

HR Studio është në kërkim të një Specialistie Faturimi për një kompani partnere në Lezhë. Pozicioni është i përshtatshëm për një person të organizuar, të saktë dhe të përgjegjshëm, që ka aftësi të mira në administrimin e dokumentacionit financiar dhe proceseve të faturimit.

Detyrat

  • Përgatitja, lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes;
  • Kontrolli i saktësisë së faturave dhe dokumentacionit shoqërues;
  • Regjistrimi dhe administrimi i të dhënave në sistemin e kompanisë;
  • Ndjekja dhe rakordimi i faturave me klientët dhe departamentet përkatëse;
  • Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi faturimin;
  • Koordinimi me departamentin e financës, shitjeve dhe magazinës;
  • Evidentimi dhe raportimi i çdo mospërputhjeje në dokumentacion apo faturim.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në faturim, financë ose administratë;
  • Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve të faturimit/financës;
  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim korrekt të dokumentacionit;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim me ekipin.

Shënime



Çfarë ofrohet​

  • Punësim i qëndrueshëm dhe afatgjatë;
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Pagë konkurruese

Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Ekonomist
Kategoria