Deutsche Energie Technologie

Specialist Marketingu dhe IT

Deutsche Energie Technologie
Tirane22 Shtator 2026Afati: 25 Shtator 2026

About the job

Ftojmë Talente për të Bashkuar DET shpk!

Kompanisë DET shpk, e specializuar në sisteme fotovoltaike, po i nevojitet një profesionist/e i/e talentuar me aftësi në Marketing dhe IT. Ne jemi një kompani që synon të sjellë zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative për energjinë, dhe kërkojmë një individ të apasionuar për të kontribuar në rritjen tonë.

Pozita e Hapur: Specialist Marketingu dhe IT

Detyrat

Përgjegjësitë:

Marketing:

  • Hartimi dhe implementimi i strategjive marketingu për promovimin e sistemeve fotovoltaike.
  • Krijimi i përmbajtjes për kanalet online dhe offline, përfshirë faqen e internetit dhe rrjetet sociale.
  • Analiza e tregut për identifikimin e mundësive të reja dhe monitorimi i konkurrencës.

IT:

  • Menaxhimi i sistemeve IT që mbështesin operacionet e marketingut.
  • Zgjidhja e problemeve teknike dhe mbështetje për ekipin në përdorimin e mjeteve digjitale.
  • Pjesëmarrja në zhvillimin e platformave online për shërbimet e kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë në Marketing, Informatikë, ose fushë të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe krijimtari.
  • Njohuri të mira në marketingun digjital dhe teknologjitë IT.
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm është e preferueshme.

Shënime


Çfarë ofrojmë:

  • Ambient dinamik dhe mbështetës, me mundësi për zhvillim profesional.
  • Paga konkurruese dhe përfitime të tjera.
  • Mundësinë për të kontribuar në projekte që kanë impakt pozitiv në mjedis.

Nëse je i interesuar të bëhesh pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuosh në një industri të rëndësishme për të ardhmen, na dërgo CV-në tënde në shkelqim.karaj@det-de.al deri më 25 Shtator.

Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e revolucionit në energjinë e qëndrueshme!

Rreth kompanisë

Rreth nesh: Ne jemi një kompani lider gjermano-shqiptare për instalimin e sistemeve fotovoltaike, e specializuar në ofrimin e shërbimit për zgjidhje të cilësisë së lartë përmes energjisë diellore. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në tranzicionin e energjisë përmes produkteve dhe shërbimeve inovative dhe t'u japim klientëve tanë vlerën më të mirë për investimin e tyre. Nëse kjo mundësi tërheqëse përbën interes për ju dhe dëshironi të kontribuoni në mënyrë aktive për të ardhmen e qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike,...

80000 ALL / Fixed
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Marketingu
Kategoria