EVEREST

Inxhinier Ekonomik

EVEREST
Tirane16 Nëntor 2026Afati: 17 Dhjetor 2026

About the job

EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Inxhinieri Ekonomik për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.

Inxhinieri Ekonomik do të jetë përgjegjës për ndjekjen e projekteve dhe analizmin e kostove.

Detyrat

  • Llogaritja e sasisë së materialeve: Leximi i projekteve arkitekturore dhe nxjerrja e sasisë së saktë të materialeve të nevojshme.
  • Hartimi i preventivave: Krijimi i tabelave të kostove në Excel duke vendosur çmimet e tregut për çdo zë të projektit.
  • Llogaritja e detajuar e aksesorëve dhe profileve: Ndarja dhe llogaritja e kostove specifike për çdo komponent të projektit.
  • Monitorimi i ndryshimeve në projekt: Llogaritja e ndikimit financiar që sjell çdo ndryshim apo modifikim që bëhet gjatë rrugës së projektit.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Ekonomike apo fushë tjetër e ngjashme.
  • Njohuri të mira në Autocad.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane (gjuhë të tjera janë avatazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Eksperienca ne pozicione te ngjashme perbene avantazh.

Shënime


Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
  • Transport i siguruar nga kompania.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Orari i punës: E hënë – E premte

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, nenet 12 – 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail hr@everest.al ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.

Rreth kompanisë

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe...

EVEREST

EVEREST

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
Pa eksperiencë
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ekonomik
Kategoria