Big Market

Financier

Big Market
Tirane30 Tetor 2026Afati: 24 Nëntor 2026

About the job

Qëllimi i pozicionit

Të sigurojë administrimin korrekt të proceseve financiare dhe kontabël të marketit, regjistrimin dhe kontrollin e dokumentacionit financiar, rakordimet, deklarimet tatimore, pagesat dhe raportimin periodik, në përputhje me procedurat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.

Detyrat

  • Regjistron faturat e blerjes dhe shitjes në sistem dhe kontrollon saktësinë e tyre.
  • Kryen dhe ndjek pagesat ndaj furnitorëve sipas kontratave, afateve dhe rakordimeve përkatëse.
  • Regjistron lëvizjet bankare dhe kryen rakordimin mujor me statement-et bankare.
  • Kryen rakordimet me furnitorët dhe kontrollon detyrimet dhe gjendjet përkatëse.
  • Kontrollon dhe korrigjon artikujt me gjendje negative, kostot dhe rivlerësimet në sistem.
  • Monitoron marzhin, shitjet, të ardhurat dhe shpenzimet dhe përgatit raportime periodike.
  • Kryen kuadrimin e faturave të shitjes me dokumentacionin e arkës dhe evidenton diferencat.
  • Përgatit dhe kontrollon librat e shitjes dhe blerjes sipas afateve të përcaktuara.
  • Përgatit dhe deklaron detyrimet tatimore, përfshirë TVSH, sigurimet shoqërore dhe TAP, dhe ndjek pagesën e tyre në afat.
  • Kontabilizon pagat, qiratë, tatimet dhe detyrimet e tjera mujore dhe koordinon pagesat përkatëse.
  • Përgatit rezultatin financiar mujor dhe dokumentacionin përkatës dhe e dërgon në Zyrën Qendrore brenda afateve.
  • Bashkëpunon me Menaxherin për inventare të pjesshme ose të plota dhe raporton rezultatet.
  • Administron dokumentacionin e punonjësve sipas kërkesave të Burimeve Njerëzore dhe legjislacionit në fuqi.
  • Kryen veprimet administrative për përfshirjen dhe largimin e punonjësve nga listëpagesa dhe dokumentacioni përkatës.
  • Siguron ruajtjen dhe arkivimin e faturave, dokumenteve bankare, dokumenteve tatimore dhe dokumentacionit financiar.
  • Mbështet funksionimin e marketit edhe në çështje të tjera operative kur kërkohet nga Menaxheri ose drejtuesit.
  • Në mungesë të Menaxherit, mund të kryejë detyra të përcaktuara menaxheriale, brenda autorizimeve të dhëna.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit, Administratorit ose strukturave drejtuese.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca te ngjashme 3-5 vite.
  • Njohuri të mira të kontabilitetit, fiskalizimit dhe legjislacionit tatimor.
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve financiare dhe MS Excel.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe konfidencialitet në administrimin e të dhënave financiare.
  • Aftësi analitike, organizative dhe raportimi.
  • Aftësi për menaxhimin e afateve dhe prioriteteve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me menaxhimin, furnitorët dhe strukturat e tjera të kompanisë.

Shënime


Kompania ofron një paketë benefitesh dhe mundësish zhvillimi për punonjësit, në përputhje me politikat e brendshme, e cila përfshin:

  • Sigurim shëndetësor privat – pas përfundimit të 6 muajve punë dhe një vlerësimi pozitiv të performancës, punonjësi përfiton paketën e sigurimit shëndetësor privat të ofruar nga kompania.
  • Trajnime periodike profesionale – punonjësit përfshihen në programe trajnimi dhe zhvillimi sipas pozicionit dhe nevojave profesionale.
  • Big Academy – mundësi për të marrë pjesë në programe trajnimi të zhvilluara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm, në kuadër të Big Academy.
  • Zhvillim dhe rritje në karrierë – mundësi për zhvillim profesional dhe promovim brenda kompanisë, bazuar në performancë, kompetenca dhe nevojat organizative.
  • Vlerësim periodik i performancës – performanca dhe zhvillimi profesional monitorohen dhe vlerësohen periodikisht, me qëllim evidentimin e arritjeve dhe mundësive për përmirësim e zhvillim.

⃰Përfitimi dhe vijueshmëria e benefiteve realizohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme në fuqi të kompanisë bazuara në performancë dhe merita.

Te interesuarit te aplikojne ne portalin MyJobs ose te dergojne cv e tyre drejtperdrejt tek adresa careers@bigmarket.com.al

Rreth kompanisë

Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme. Big Market,...

Big Market

Big Market

1001 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Financier
Kategoria