
Kasiere / Big Market Garden
About the job
Pozicioni: Kasiere
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit
Qëllimi i pozicionit:Të sigurojë proces të saktë dhe të shpejtë të arkëtimit, administrim korrekt të vlerave monetare dhe shërbim profesional ndaj klientëve.
Detyrat
- Mirëpret dhe komunikon me klientët në mënyrë korrekte dhe profesionale.
- Regjistron çdo blerje dhe pajis klientin me kuponin/faturën tatimore.
- Kryen arkëtimin e pagesave dhe administron me përgjegjësi vlerat monetare.
- Kontrollon kartëmonedhat dhe raporton rastet e dyshuara si të falsifikuara.
- Mban përgjegjësi për saktësinë dhe kuadrimin e arkës gjatë turnit.
- Informon klientët për ofertat, promocionet dhe fushatat aktive.
- Evidenton dhe raporton kërkesat e paplotësuara të klientëve.
- Kujdeset për rregullin dhe pastërtinë e zonës së arkës dhe raftet e përcaktuara nga Menaxheri.
- Respekton procedurat e kompanisë për arkëtimet, anulimet, kthimet dhe administrimin e arkës.
- Raporton menjëherë çdo diferencë ose parregullsi të konstatuar.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm.
- Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Saktësi dhe përgjegjshmëri në administrimin e parave.
- Integritet, korrektësi dhe aftësi për punë në grup.
- Gatishmëri për të punuar me turne.
Shënime
BENEFITET DHE ZHVILLIMI PROFESIONAL
Kompania ofron një paketë benefitesh dhe mundësish zhvillimi për punonjësit, në përputhje me politikat e brendshme, e cila përfshin:
- Sigurim shëndetësor privat – pas përfundimit të 6 muajve punë dhe një vlerësimi pozitiv të performancës, punonjësi përfiton paketën e sigurimit shëndetësor privat të ofruar nga kompania.
- Trajnime periodike profesionale – punonjësit përfshihen në programe trajnimi dhe zhvillimi sipas pozicionit dhe nevojave profesionale.
- Big Academy – mundësi për të marrë pjesë në programe trajnimi të zhvilluara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm, në kuadër të Big Academy.
- Zhvillim dhe rritje në karrierë – mundësi për zhvillim profesional dhe promovim brenda kompanisë, bazuar në performancë, kompetenca dhe nevojat organizative.
- Vlerësim periodik i performancës – performanca dhe zhvillimi profesional monitorohen dhe vlerësohen periodikisht, me qëllim evidentimin e arritjeve dhe mundësive për përmirësim e zhvillim.
⃰Përfitimi dhe vijueshmëria e benefiteve realizohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme në fuqi të kompanisë bazuara në performancë dhe merita.
Te interesuarit te aplikojne nepermjet platformes ose direkt nepermjet dergimit te CV ne numrin e kontaktit 0692436626.
Rreth kompanisë
Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme. Big Market,...
