Big Market

Punonjese e Sektorit te produkteve te fresketa /Big Garden

Big Market
Tirane30 Tetor 2026Afati: 26 Nëntor 2026

About the job

Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, është në proces zgjerimi dhe kërkon të shtojë stafin e tij me Punonjëse e Sektorit të produkteve të fresketa për marketin e tij në zonën e Kompleksit Garden ne Rrugen e Kavajes.

Pozicioni: Punëtore në Sektorin e Produkteve të Freskëta
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit

Qëllimi i pozicionit

Të sigurojë sistemimin, ruajtjen, përgatitjen dhe paraqitjen e produkteve të freskëta, duke respektuar standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore dhe duke ofruar shërbim korrekt ndaj klientëve.

Detyrat

  • Sistemon dhe organizon produktet në banakë, rafte dhe frigoriferë.
  • Kujdeset për ruajtjen dhe trajtimin e produkteve në kushtet e përcaktuara të temperaturës dhe higjienëssipas HACCP.
  • Kontrollon që produktet të jenë të pajisura me çmimet dhe etiketimet përkatëse.
  • Kontrollon afatet e skadencës dhe raporton menjëherë produktet e skaduara, të dëmtuara ose jo të përshtatshme për shitje.
  • Peshon, paketon dhe përgatit produktet sipas kërkesave të klientëve dhe procedurave të kompanisë.
  • Kontrollon etiketimin në gjuhën shqipe dhe raporton mangësitë e konstatuara.
  • Kujdeset për furnizimin dhe paraqitjen e rregullt të produkteve në sektor.
  • Mban të pastër dhe të rregullt banakët, frigoriferët, pajisjet dhe ambientin e punës.
  • Asiston klientët, njeh produktet dhe ofron informacion mbi to.
  • Evidenton kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ia raporton Përgjegjësit/Menaxherit.
  • Respekton standardet dhe procedurat për higjienën, sigurinë ushqimore dhe trajtimin e produkteve.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe higjienë e lartë në punë.
  • Njohuri bazë mbi ruajtjen dhe trajtimin e produkteve ushqimore.
  • Aftësi komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
  • Aftësi për punë në grup dhe me turne.

Shënime


Kompania ofron një paketë benefitesh dhe mundësish zhvillimi për punonjësit, në përputhje me politikat e brendshme, e cila përfshin:

  • Sigurim shëndetësor privat – pas përfundimit të 6 muajve punë dhe një vlerësimi pozitiv të performancës, punonjësi përfiton paketën e sigurimit shëndetësor privat të ofruar nga kompania.
  • Trajnime periodike profesionale – punonjësit përfshihen në programe trajnimi dhe zhvillimi sipas pozicionit dhe nevojave profesionale.
  • Big Academy – mundësi për të marrë pjesë në programe trajnimi të zhvilluara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm, në kuadër të Big Academy.
  • Zhvillim dhe rritje në karrierë – mundësi për zhvillim profesional dhe promovim brenda kompanisë, bazuar në performancë, kompetenca dhe nevojat organizative.
  • Vlerësim periodik i performancës – performanca dhe zhvillimi profesional monitorohen dhe vlerësohen periodikisht, me qëllim evidentimin e arritjeve dhe mundësive për përmirësim e zhvillim.

⃰Përfitimi dhe vijueshmëria e benefiteve realizohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme në fuqi të kompanisë bazuara në performancë dhe merita.

Të gjithë të interesuarit të aplikojne në portalin MyJobs ose të dërgojnë CV-në e tyre  ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0692436626

Rreth kompanisë

Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme. Big Market,...

Big Market

Big Market

1001 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
High school
Arsimimi i kërkuar
Sistemues
Kategoria