Agikons

Elektricist Sarande

Agikons
Sarandë4 Tetor 2026Afati: 11 Nëntor 2026

About the job

Pozicioni: Elektricist – Mirëmbajtje

Vendndodhja: Bougainville Bay Resort, Sarandë

Përshkrimi i pozicionit:

Bougainville Bay Resort kërkon të punësojë një Elektricist për ekipin e mirëmbajtjes, i cili do të kujdeset për kontrollin, mirëmbajtjen dhe riparimin e instalimeve elektrike në ambientet e hotelit dhe resortit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e kontrolleve dhe mirëmbajtjes periodike të instalimeve elektrike në dhoma, ambiente të përbashkëta dhe ambiente të jashtme.
  • Identifikimi dhe riparimi i defekteve elektrike në kohë.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e sistemeve të ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Kontrolli i paneleve elektrike, prizave, çelësave dhe pajisjeve elektrike.
  • Ndërhyrja për zgjidhjen e problematikave elektrike të raportuara nga stafi i hotelit.
  • Mbështetja e ekipit të mirëmbajtjes në evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike.
  • Zbatimi i procedurave të sigurisë gjatë çdo ndërhyrjeje elektrike.

Kriteret e kërkuara:

  • Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtjen elektrike.
  • Njohuri praktike në instalimet elektrike dhe diagnostikimin e defekteve.
  • Aftësi për të kryer ndërhyrje riparuese dhe mirëmbajtje parandaluese.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipin e mirëmbajtjes.

Për të aplikuar ose për më shumë informacion, kontaktoni në numrin: 068 648 0086.

Rreth kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...

Agikons

Agikons

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Elektriçist
Kategoria