Kalaja Talent Consulting

Financier/ Magazinier Durres

Kalaja Talent Consulting
Durrës20 Nëntor 2026Afati: 16 Dhjetor 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Financier/ Magazinier Durres.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe administrimi i dokumentacionit financiar dhe atij të magazinës.
  • Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes.
  • Ndjekja dhe regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave në magazinë.
  • Verifikimi i përputhshmërisë së dokumentacionit me mallrat e pranuara dhe të shpërndara.
  • Kontrolli dhe përditësimi i inventarit, si dhe evidentimi i diferencave në gjendjen e stokut.
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit përkatës të magazinës (fletëhyrje, fletëdalje, fatura etj.).
  • Mbajtja dhe përditësimi i evidencave financiare dhe të stokut në sistem.
  • Ndjekja e pagesave dhe detyrimeve ndaj furnitorëve, sipas përgjegjësive të pozicionit.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi lëvizjet e mallrave dhe gjendjen e magazinës.
  • Bashkëpunimi me departamentin e financës, blerjeve dhe magazinës për mbarëvajtjen e proceseve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në financë, magazinë ose në pozicione të kombinuara të ngjashme.
  • Njohuri mbi dokumentacionin financiar dhe proceset e administrimit të magazinës.
  • Aftësi në përdorimin e programeve financiare dhe sistemeve të menaxhimit të stokut.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe analitike.
  • Saktësi, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Financier
Kategoria