Neptun

Helper – Punëtor Magazine – Neptun Durrës

Neptun
Durrës9 Shtator 2026Afati: 1 Tetor 2026

About the job

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Helper-Punetor Magazine
Vendodhja: Durrës

Detyrat

  • Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave në kohën e duhur;
  • Njeh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre;
  • Kontrollon njësinë e mallrave të mbërritura (sende, kuti, paleta) dhe barkodet ekzistuese në produktet që hyjnë apo dalin nga magazina;
  • Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok;
  • Siguron raportim të saktë e të menjëhershëm të pranimit të mallrave tek Supervizori direkt për çdo problem që mund të ndodh në lidhje me ndonjë nga produktet gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe / ose magazinimit;
  • Raporton në baza ditore për sasinë e mallrave të përpunuara gjatë ditës (shkarkim, ngarkim,magazinim).

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm;
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Sistematik dhe i organizuar;
  • Aftësi për të punuar në grup.

Shënime

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar të kontaktojnë në numrin: 0697069568 (WhatsApp).

Rreth kompanisë

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse. Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :

Neptun

Neptun

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Punëtor Magazine
Kategoria