Recruit Albania Group

Teknik Ndertimi

Recruit Albania Group
Tirane30 Tetor 2026Afati: 24 Nëntor 2026

About the job

Kërkohet Teknik Ndërtimi me eksperiencë të fortë praktike në kantier, për kontrollin e përditshëm të punimeve, matjeve dhe koordinimin operacional të ekipeve.

Detyrat

  • Ndjekja e përditshme e punimeve në kantier dhe kontrolli i zbatimit sipas vizatimeve dhe udhëzimeve të inxhinierit.
  • Kryerja dhe evidentimi i matjeve në terren, volumeve të punimeve dhe sasive të materialeve.
  • Kontrolli i niveleve, kuotave, dimensioneve dhe detajeve bazë të zbatimit.
  • Koordinimi operacional me brigadat, nënkontraktorët dhe magazinën për nevojat e kantierit.
  • Mbajtja e evidencave ditore të punimeve, materialeve, fuqisë punëtore dhe problematikave të konstatuara.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe raportimi i menjëhershëm i devijimeve teknike.
  • Mbështetja e inxhinierit të kantierit në situacione, preventivim, dorëzime dhe dokumentacion teknik.

Kualifikimet

  • Arsim teknik profesional ose i lartë në profil ndërtimi.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë pune në kantier ndërtimi.
  • Aftësi të mira në leximin e planimetrive, detajeve konstruktive dhe vizatimeve teknike.
  • Njohuri praktike për proceset e betonit, muraturës, suvatimeve, rifiniturave dhe punimeve të jashtme.
  • Aftësi në matje, llogaritje sasish dhe kontroll të volumeve të realizuara.
  • Njohuri bazë të AutoCAD dhe përdorim i mirë i MS Office përbëjnë avantazh.
  • Disiplinë, përgjegjshmëri, aftësi organizative dhe komunikim i mirë me ekipet në terren.
  • Gatishmëri për punë dhe lëvizje ndërmjet projekteve sipas nevojave të kompanisë.

Kritere që përbëjnë avantazh:

  • Eksperiencë në projekte hoteliere ose rezidenciale.
  • Njohuri bazë topografie dhe përdorimi i instrumenteve matëse përbëjnë avantazh.
  • Patentë drejtimi kategoria B.

Shënime


Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin e tel : +355 69 665 1047 ose ne adresen e email: recruit1@recruitalbania.al

Rreth kompanisë

Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Teknik Ndërtimi
Kategoria