
Shoferë Traileri Itali
About the job
Shoferi i Trailerit është përgjegjës për transportin dhe dorëzimin e sigurt të mallrave në destinacione të ndryshme brenda territorit të Italisë, duke respektuar itineraret e përcaktuara, afatet e dorëzimit, rregullat e qarkullimit rrugor dhe procedurat e kompanisë. Kombesite e kerkuara per pozicionin: Indi, Filipine, Turqi, Uzbekistan, Argjentina, Venezuela, Uruguai, Peru, etj.
Detyrat
- Drejton kamionin me trailer për transportin e mallrave ne territorin e Italisë.
- Kontrollon gjendjen teknike të mjetit dhe trailerit përpara nisjes dhe gjatë udhëtimit.
- Siguron shpërndarjen dhe dorëzimin e mallrave brenda afateve të përcaktuara.
- Respekton Kodin Rrugor Italian, kufizimet e peshës dhe përmasave të mjetit, si dhe rregullat për oraret e drejtimit dhe pushimit.
- Do behet transportim i mallrave te ndryshme ushqimore, lende drusore etj.
- Ndjek itineraret e përcaktuara nga kompania dhe përdor GPS-in për orientim dhe optimizim të rrugës.
Kualifikimet
- Të kenë Leje drejtimi e kategorisë CE, e vlefshme për drejtimin e mjetit.
- Te jete i pajisur me Kartë personale te shoferit dhe te dije te përdore ne menyre korrekte tahografin.
- Te dije te perdori Taografin digjital gjate gjithe udhetimit, sipas rregullave në fuqi.
- ÇAP Europian (kod95) që dëshmon se shoferi ka përmbushur kërkesat e trajnimit për transportin profesional të mallrave me mjete të rënda.
- Përvojë e provuar e mëparshme në drejtimin e kamionëve me trailer mbi 10 vite.
- Aftësi për të përdorur GPS dhe për të menaxhuar dokumentacionin e transportit.
- Te dijne ne komunikojne ne anglisht, nivel fillestar. Avantazh komunikimi ne gjuhen italiane.
Shënime
Email: recruit1@recruitalbania.al
Kombesite e kerkuara per pozicionin: Indi, Filipine, Turqi, Uzbekistan, Argjentina, Venezuela, Uruguai, Peru, etj.
Rreth kompanisë
Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...
