
Inxhinier Ndërtimi në Zbatim Durres
About the job
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive, të afta për të përmbushur çdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të punësojë: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim .
Detyrat
- Ndjek ecurinë e punimeve në kantier.
- Detajon preventivin e objektit, përcakton përparësitë dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre.
- Vlerëson nevojat dhe problematikat teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, si dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre.
- Identifikon risqet kryesore gjatë realizimit të projektit dhe i raporton ato.
- Mban përgjegjësi për detajimin e saktë të preventivit, duke përfshirë të gjithë zërat e domosdoshëm sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të kompanisë.
- Në koordinim me strukturat e tjera të kompanisë, identifikon materialet, pajisjet dhe makineritë e nevojshme për realizimin e projektit.
- Përgjigjet për përgatitjen e situacioneve mujore faktike dhe atyre progresive.
- Kryen krahasimin e furnizimeve me inventarët fizikë mujorë, me qëllim evidentimin e saktësisë së librezave të masave.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare Bachelor/Master në Inxhinieri.
- Njohuri dhe përdorim i programeve AutoCAD dhe programeve të tjera të ngjashme.
- Njohuri të paketës Microsoft Office.
- Njohuri të gjuhës italiane ose angleze.
- Patentë drejtimi, kategoria B.
- Kandidatët me vendbanim në Durrës kanë përparësi.
Shënime
Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@ixhem.com .
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.
Rreth kompanisë
E krijuar në vitin 2008 si rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj me kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali, I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes. I.XH.E.M prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.