Kalaja Talent Consulting

Inxhinier Hidroteknik

Kalaja Talent Consulting
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 15 Dhjetor 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhiniere Hidroteknik.

Detyrat

  • Projektimi dhe mbikëqyrja e sistemeve të ujësjellësit, kanalizimeve dhe rrjeteve të drenazhimit.
  • Analizimi dhe interpretimi i projekteve teknike dhe dokumentacionit inxhinierik.
  • Hartimi dhe kontrolli i zgjidhjeve teknike për infrastrukturën hidraulike.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik, raporteve dhe specifikimeve për projektet.
  • Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve në terren, duke siguruar përputhshmërinë me projektin dhe standardet teknike.
  • Koordinimi me inxhinierët e tjerë, ekipet e zbatimit dhe palët e përfshira në projekt.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë realizimit të projekteve.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe respektimi i afateve të përcaktuara.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Hidroteknike.
  • 4–6 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri mbi rrjetet e ujësjellësit, kanalizimeve, drenazhimit dhe infrastrukturën hidraulike.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatimet teknike.
  • Njohuri në përdorimin e programeve përkatëse inxhinierike (AutoCAD dhe programe të tjera të projektimit hidroteknik).
  • Njohuri mbi standardet teknike dhe rregulloret në fushën e infrastrukturës hidraulike.
  • Aftësi analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet e projektit.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Hidro
Kategoria