
Kasiere/ Big Komuna e Parisit
About the job
Pozicioni: Kasiere
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit
Qëllimi i pozicionit
Të sigurojë proces të saktë dhe të shpejtë të arkëtimit, administrim korrekt të vlerave monetare dhe shërbim profesional dhe mikprites ndaj klientëve.
Detyrat
- Mirëpret dhe komunikon me klientët në mënyrë korrekte dhe profesionale.
- Regjistron çdo blerje dhe pajis klientin me kuponin/faturën tatimore.
- Kryen arkëtimin e pagesave dhe administron me përgjegjësi vlerat monetare.
- Kontrollon kartëmonedhat dhe raporton rastet e dyshuara si të falsifikuara.
- Mban përgjegjësi për saktësinë dhe kuadrimin e arkës gjatë turnit.
- Informon klientët për ofertat, promocionet dhe fushatat aktive.
- Evidenton dhe raporton kërkesat e paplotësuara të klientëve.
- Kujdeset për rregullin dhe pastërtinë e zonës së arkës dhe raftet e përcaktuara nga Menaxheri.
- Respekton procedurat e kompanisë për arkëtimet, anulimet, kthimet dhe administrimin e arkës.
- Raporton menjëherë çdo diferencë ose parregullsi të konstatuar.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm.
- Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Saktësi dhe përgjegjshmëri në administrimin e parave.
- Integritet, korrektësi dhe aftësi për punë në grup.
- Gatishmëri për të punuar me turne.
Shënime
Te interesuarit te dergojne CV dhe kontaktojne ne numrin e tel 0684319931
Rreth kompanisë
Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme. Big Market,...
