Neptun

Këshillues Klienti (M) Neptun Durrës

Neptun
Durrës13 Shtator 2026Afati: 16 Tetor 2026

About the job

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Group është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Këshillues Klienti, Neptun Durrës
Departmenti: Retail
Vendodhja: Durrës
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.

Detyrat

  • Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj
  • Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj
  • Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj
  • Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve

Kualifikimet

  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh)
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin
  • I sjellshëm dhe me vetëbesim
  • I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese
  • Te jete kreativ

Shënime


Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al ose në numrin e kontaktit +355697069568/+355689000089 (WhatsApp)

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Rreth kompanisë

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse. Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :

Neptun

Neptun

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Punonjës i Marrëdhënieve me Klientin
Kategoria