
Këshillues Klienti- Neptun Don Bosko
About the job
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Këshillues Klienti Neptun Don Bosko
Departmenti: Retail
Vendodhja: Tiranë
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.
Detyrat
- Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj.
- Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë.
- Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj.
- Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj.
- Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj.
- Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë.
- Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj.
- Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj.
- Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve.
Kualifikimet
- Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh).
- Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin.
- I/E sjellshëm dhe me vetëbesim.
- I/E gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
- Te jetë kreativ.
Shënime
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al ose në numrin e kontaktit +355689000089/+355697069568.
Rreth kompanisë
“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse. Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :
