
Sherbim klienti ne Real Estate
About the job
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi me 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij.
Në Agikons sh.p.k., secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur te rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k. është zgjedhja jote më e mirë.
Ne jemi në kërkim të një Shërbim Klienti në Real Estate.
Detyrat
- Menaxhon marrëdhënien e klientit me kompaninë nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin fizik të pronës së blerë.
- Merr në dorëzim dhe menaxhon portofolin e klientëve sipas projekteve.
- Menaxhon proçesin e kërkesave të klientit për ndryshime në pronën e blerë, duke plotësuar formatet respektive, dorëzimin në departamente të caktuara, si dhe njoftimin e klientit sipas vendimeve të marra në afatin e përcaktuar në proçedurë.
- Informon klientët për fazën e punimeve në objekt me qëllim dërgimin e projekteve nga klientët brenda afateve të përcaktuara sipas fazës së punimeve.
- Koordinohet me strukturat e tjera të kompanisë si Inxhinierët zbatues dhe Arkitektë si edhe Master-in e Projektit në lidhje me informacione të ndryshme që kërkojnë klientët në lidhje me ecurinë e punimeve të projekteve.
- Ndjek marrëdhëniet financiare të klientit me kompaninë, të cilat kushtëzojnë dhe përcaktojnë zbatimin e kërkesave të miratura për ndryshime për objektin e klientit.
- Supervizon punimet në projektet përkatëse kur është e nevojshme.
- Të mbajë dhe të raportojë në mënyrë korrekte tek eprori sipas formatit të përcaktuar gjithë aktivitetin sipas proçedurës në fuqi.
- Koordinimi ndërmjet kompanisë dhe blerësit për çështje që lindin pas nënshkrimit të kontratës duke ndjekur me përpikmëri proçedurat e kompanisë dhe plotësimin në kohë të kërkesave.
- Ndjek ankesa dhe problematika të klienteve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre për një shërbim cilësor ndaj klientit dhe rritjen e kënaqësisë së klientit.
- Ndjek me Departamentin ligjor dhe financën proçesin e finalizmit të kontratës së shitjes kur del çertifikata e pronësisë.
- Ndjek klientët të cilët janë në vonesë me pagesën e kësteve.
- Raporton në baza ditore tek Drejtori i Departamentit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
- Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.
- Të njohë shumë mirë programet baze Office (avantazh njohja e programeve profesionale).
- Të jetë i/e besueshëm.
- Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
Shënime
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare hr@agikons.com ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, Tirane
Rreth kompanisë
AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...
