Agikons

Kujdesi Klienti në sektorin e shitjeve

Agikons
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 3 Dhjetor 2026

About the job

AGIKONS SH.P.K është kompani ndërtimi me 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij.

Në Agikons sh.p.k., secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur te rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k. është zgjedhja jote më e mirë.

Ne jemi në kërkim të një Kujdesi Klienti në sektorin e shitjeve.

Detyrat

  • Asiston procesin e shitjes së njësive (pa qenë përgjegjës për shitjen e pronës)
  • Realizon shitje të produkteve dhe shërbimeve opsionale

Vendos objektiva të qarta për:

  • Cilësinë e shërbimit
  • Korrektësinë e procesit
  • Performancën e shitjes së produkteve opsionale

Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:

  • Takimeve me klientë të rinj
  • Prezantimit të projektit dhe opsioneve standarde
  • Përgatitjes së dokumentacionit deri në mbylljen e kontratës
  • Siguron kalim të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas kontratës

Kualifikimet

  • Diplomë universitare (Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose fusha të ngjashme)
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në ndërtim / real estate
  • Eksperiencë në: after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling), koordinim multi-projekt
  • Njohuri të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në ndërtim

Aftësi & Kompetenca Kyçe:

  • Lidership operacional & komercial
  • Aftësi negocimi për produkte me vlerë të shtuar
  • Orientim drejt klientit dhe rezultateve
  • Mendim analitik dhe vëmendje ndaj kostove
  • Aftësi shumë të mira koordinuese ndër-departamentale

Shënime


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare, duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

Email: hr@agikons.com

Rreth kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...

Agikons

Agikons

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Punonjës i Marrëdhënieve me Klientin
Kategoria