
Inxhinier Ndërtimi në Zbatim Durrës
About the job
PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri i Zbatimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Zbaton K.T.Z., rregulloren e shëndetit dhe të sigurisë në punë, sëbashku me personat e trajnuar për ndihmën e parë. Koordinon me teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
- Monitoron dhe kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit dhe dokumentacionit kontraktual;
- Siguron që punimet të kryhen sipas standardeve të cilësisë, sigurisë dhe afateve të përcaktuara;
- Koordinon aktivitetet ndërtimore ndërmjet nënkontraktorëve dhe ekipeve të ndryshme teknike;
- Kontrollon përputhjen e punimeve të zbatimit me planet strukturore, MEP dhe arkitekturore;
- Raporton për progresin e punimeve, problemet teknike dhe propozimet për përmirësim;
- Ndjek zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë (QA/QC) në të gjitha fazat e punës;
- Identifikon mospërputhje ose devijime nga projekti dhe ngre RFI për sqarim teknik;
- Siguron që materialet të përdoren në përputhje me specifikimet teknike dhe të reduktohen mbetjet;
- Asiston në përgatitjen dhe verifikimin e As Built Drawings për punimet e përfunduara;
- Mban dhe përditëson Ditarin e Kantierit duke regjistruar aktivitetet ditore, kushtet e punës, forcat punëtore, pajisjet, materialet dhe çdo incident apo vonesë;
- Asiston në hartimin e planeve ditore/javore të punimeve dhe mbështet Menaxherin e Kantierit;
- Bashkëpunon me inxhinierët e dizajnit, mbikëqyrësit dhe supervizorët për zgjidhjen e çështjeve teknike në terren.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Aftësitë kryesore:
- Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet;
- Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
- Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
- Të njohë programet bazë kompjuterike si Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Shënime
Përfitimet:
- Një ambient mikpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com?subject=Aplikoj%20per%20njoftimin:%20Inxhinier%20Kostoist%20|%20Durr%C3%ABs&body=Pershendetje%20drejtues%20te%20Progeen%20Construction,%0d%0a%0d%0aMe%20kete%20email%20deshiroj%20te%20aplikoj%20per%20njoftimin:%0d%0aInxhinier%20Kostoist%20|%20Durr%C3%ABs%0d%0ahttps://www.njoftime.com/threads/inxhinier-kostoist-durr%C3%ABs.1162610/%0d%0a%0d%0aNr.%20Tel.:%0d%0aBashkangjitur%20CV%0d%0a%0d%0aFaleminderit! (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) brenda datës 30/09/2026.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Rreth kompanisë
PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore...
