
Ndihmës Dërgesash
About the job
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni: Ndihmës Dërgesash
Vendodhja: Tiranë
Detyrat
- Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave në kohën e duhur.
- Njeh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre.
- Kontrollon njësinë e mallrave të mbërritura (sende, kuti, paleta) dhe barkodet ekzistuese në produktet që hyjnë apo dalin.
- Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok.
- Siguron raportim të saktë e të menjëhershëm të pranimit të mallrave tek Supervizori direkt për çdo problem që mund të ndodh në lidhje me ndonjë nga produktet gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe / ose magazinimit.
- Raporton në baza ditore për sasinë e mallrave të përpunuara gjatë ditës (shkarkim, ngarkim,magazinim).
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm.
- Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikuese.
- Sistematik dhe i organizuar.
- Aftësi për të punuar në grup.
Shënime
Mënyra e aplikimit:Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike: hr@neptun.al ose të kontaktojnë në numrin: 0697069568 (WhatsApp).
Rreth kompanisë
“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse. Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :
