Banka Kombetare Tregtare BKT

Punonjës i Arkivës dhe Protokollit

Banka Kombetare Tregtare BKT
Tirane10 Shtator 2026Afati: 23 Shtator 2026

About the job

Punonjës i Arkivës dhe Protokollit

Detyrat

  • Të regjistrojë në zyrën e protokollit të gjitha dokumentet që mbërrijnë nga institucione të ndryshme publike dhe private, si edhe nga degët e BKT-së dhe departamentet e Drejtorisë Qendrore.
  • Të kryejë shpërndarjen e dokumentacionit hyrës në Drejtorinë Qendrore sipas njësive përkatëse dhe të sigurojë nënshkrimin e punonjësve të bankës për çdo dokument të dorëzuar.
  • Të regjistrojë çdo dokument që do të dërgohet te palë të treta ose institucione duke i caktuar një numër reference, të arkivojë një kopje të dokumentit me nënshkrimin origjinal dhe të sigurohet që dokumenti ka mbërritur në kohë dhe në gjendje të mirë në destinacion.
  • Të regjistrojë në arkivin elektronik shkresat hyrëse dhe përgjigjet, sipas procedurave të brendshme të bankës.
  • Të ruajë konfidencialitetin e dokumentacionit që hyn dhe del nga institucioni.
  • Të marrë masat e nevojshme për parandalimin e dëmtimit të dokumenteve të arkivuara nga faktorë të ndryshëm si lagështia, zjarri etj., si dhe të raportojë te eprorët për çdo problem të konstatuar në këtë drejtim.
  • Të mbajë vulën e bankës dhe ta përdorë atë sipas kërkesave të personave të autorizuar.
  • Të sigurojë kthimin e dokumentacionit nga njësitë e Drejtorisë Qendrore për të mundësuar arkivimin e tij.
  • Të përpunojë dokumentet e kthyera në arkiv, fillimisht duke i ndarë sipas departamenteve dhe më pas sipas klasifikimit të çështjeve përkatëse.
  • Të kryejë përzgjedhjen dhe asgjësimin e kopjeve të tepërta të dokumenteve të dorëzuara për arkivim.
  • Të respektojë orarin zyrtar të punës dhe të demonstrojë kulturë, korrektësi, mirësjellje dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave të ngarkuara.
  • Të zbatojë saktë udhëzimet dhe rregulloret e sigurisë së brendshme, si dhe procedurat e hyrje-daljes në ndërtesën e Drejtorisë Qendrore.
  • Të kryejë në mënyrë korrekte detyrat e caktuara në raste emergjente.
  • Të kryejë edhe detyra të tjera sipas ngarkimit.

Kualifikimet

  • Preferohet diplomë universitare në Arkivistikë ose Shkenca Sociale. Megjithatë, pranohen edhe kandidatë me arsim të mesëm të përfunduar.
  • Përvojë e mëparshme pune.
  • Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office, përfshirë Word, Excel dhe Outlook.
  • Aftësi të mira për të punuar në grup dhe nën presion.
  • Shumë aftësi të mira komunikimi.
  • Njohuri mbi “Udhëzimin për Normat Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë”.

Shënime

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë deri më 23.09.2026 ne linkun : Punonjës i Arkivës dhe Protokollit Job Details | BKT

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen.

Ky pozicion është me kontratë të përkohshme 6-mujore.

Rreth kompanisë

BKT është banka më e madhe në sektorin bankar Shqiptar dhe ka një pozitë udhëheqëse për sa i përket termave të treguesve kryesorë të madhësisë së bankave; asetet, huatë, letrat me vlerë të investimit, depozitat dhe fitimi neto. Banka Kombëtare Tregtare ka marre gjate viteve çmime të shumta për shërbimet e saj, duke e vleresuar si Banka e Vitit nga organizata të ndryshme. BKT konsiderohet si investitori më i madh i ekonomisë shqiptare duke mbështetur në mënyrë aktive rritjen ekonomike...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Tjetër
Kategoria