duapunecom

Recruiter

duapunecom
Tirane29 Tetor 2026Afati: 24 Nëntor 2026

About the job

DM Consulting Services Albania kërkon të punësojë Recruiter.

Pozicioni përfshin rekrutimin dhe headhunting-un e punonjësve të huaj dhe shqiptarë për kompani të ndryshme.

Preferohet kandidat/e me përvojë në këtë fushë dhe me portofol bashkëpunimesh me agjenci që sjellin punonjës në Shqipëri.

Ofrohen pagë dhe kushte shumë të kënaqshme.

Detyrat

  • Kërkimi dhe identifikimi i kandidatëve të përshtatshëm.
  • Publikimi i njoftimeve të punës, shqyrtimi i CV-ve dhe zhvillimi i intervistave paraprake.
  • Komunikimi me kandidatët dhe koordinimi i tyre gjatë procesit të rekrutimit.
  • Bashkëpunimi me agjenci të huaja dhe partnerë ndërkombëtarë.
  • Ndjekja e dokumentacionit dhe koordinimi i hapave administrativë për punësimin e kandidatëve të huaj në Shqipëri.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me kompanitë punëdhënëse.

Kualifikimet

  • Preferohet me diplome universitare ne profilin Juridik.
  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit të punonjësve shqiptarë dhe të huaj.
  • Preferohet përvojë në rekrutimin e punonjësve të huaj dhe portofol bashkëpunimesh me agjenci që sjellin punonjës në Shqipëri.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
  • Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Ruajtje e konfidencialitetit gjatë trajtimit të informacionit të kandidatëve.

Shënime

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe portofolin e bashkëpunimeve në WhatsApp, në numrin +355693714731

Rreth kompanisë

duapune është portal lider që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, me mbi 10 vite përvojë në tregun e punësimit. Qindra kompani dhe mijëra punëkërkues kanë besuar tek ne për shumë vite në të qënit një burim me vlerë si komunitet, në ofrimin e shpejtë të shërbimit dhe plotësimit të vendeve të punës për kompanitë nga aplikantët e databazës tonë të pasur.Përveç portalit tonë, ne ju vijmë në ndihmë dhe kompanive bashkëpunëtore dhe klientëve tanë me shërbime rekrutimi dhe gjetje...

duapunecom

duapunecom

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Rekrutues
Kategoria

Latest jobs from this company