
Sales Represntative
About the job
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Sales Representative.
Detyrat
- Komunikimi i përditshëm me pacientë italianë të interesuar për trajtime dentare në Shqipëri.
- Prezantimi i shërbimeve dhe planeve të trajtimit në mënyrë profesionale.
- Identifikimi i nevojave të pacientëve dhe ndjekja e tyre deri në konfirmimin e rezervimeve.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me pacientët dhe koordinimi me ekipin e klinikës.
- Realizimi i objektivave të shitjes dhe kthimi i kontakteve potenciale në klientë.
- Orari i punes: E hënë – E premte, ora 09:00 – 18:00
Kualifikimet
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, me gojë dhe me shkrim.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe bindjeje.
- Aftësi organizative dhe orientim drejt rezultateve.
- Eksperienca në turizëm mjekësor, turizëm dentar ose shërbime shëndetësore përbën avantazh.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.
Rreth kompanisë
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...
