Kalaja Talent Consulting

Shofer Shperndarje

Kalaja Talent Consulting
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 2 Dhjetor 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Shofer Shperndarje.

Detyrat

  • Kryen shpërndarjen e produkteve te klientët sipas itinerarit dhe planit ditor të përcaktuar.
  • Siguron transportin dhe dorëzimin e porosive në kohë dhe në gjendje të mirë.
  • Kontrollon ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke verifikuar sasinë dhe dokumentacionin përkatës.
  • Mban përgjegjësi për automjetin dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij.
  • Komunikon me klientët gjatë procesit të dorëzimit dhe siguron një shërbim korrekt.
  • Raporton për realizimin e shpërndarjeve dhe çdo problematikë të hasur gjatë punës.

Kualifikimet

  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi të kategorisë B.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në drejtim automjeti dhe shpërndarje (përbën avantazh).
  • Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i organizuar.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Të jetë i gatshëm për punë në terren.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Shofer
Kategoria