
Magazinier
Smart Home Albania
About the job
Magazinier
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pranon dhe kontrollon mallrat që hyjnë në magazinë.
- Verifikon sasitë, kodet dhe gjendjen fizike të produkteve kundrejt dokumentacionit.
- Sistemon dhe etiketon produktet sipas kategorive dhe vendndodhjeve përkatëse.
- Përgatit porositë për klientët, showroom-et dhe ekipet e projekteve.
- Kryen daljet e mallrave vetëm në bazë të dokumentacionit përkatës.
- Regjistron me saktësi hyrjet, daljet dhe lëvizjet e produkteve.
- Monitoron gjendjen e stokut dhe raporton mungesat ose mospërputhjet.
- Merr pjesë në inventarët periodikë dhe rakordimin fizik të magazinës.
- Raporton menjëherë produktet e dëmtuara, të humbura ose të kthyera.
- Kujdeset për paketimin dhe mbrojtjen e produkteve gjatë magazinimit dhe transportit.
- Mban magazinën të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
- Bashkëpunon me departamentet e Financës, Blerjeve, Shitjeve dhe Projekteve.
- Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara
- Arsim i mesëm; arsimi profesional përbën avantazh.
- Preferohet të paktën 3 vite eksperiencë në magazinë ose logjistikë.
- Aftësi për të administruar dhe kontrolluar stokun.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të magazinës.
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për punë në grup.
- Aftësi për punë fizike dhe lëvizjen e kontrolluar të mallrave.
- Patentë e kategorisë B.
Shënime
Çfarë ofrojmë
- Punësim të qëndrueshëm dhe kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe mundësi për rritje.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në hr@smarthome.al
Rreth kompanisë
Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese! Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit...

Smart Home Albania
11 punonjës