
Specialist/e Logjistike
About the job
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:Specialist/e Logjistike
Qëllimi i Pozicionit:Specialisti i Logjistikës është përgjegjës për ndjekjen dhe menaxhimin e proceseve logjistike ditore, duke siguruar që furnizimi, magazinimi dhe shpërndarja e mallrave të realizohen me efikasitet, saktësi dhe në kohë.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Ndjek dhe koordinon procesin e porosive, furnizimit dhe shpërndarjes së mallrave.
- Monitoron hyrje-daljet në magazinë dhe siguron përditësimin e saktë të të dhënave.
- Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin logjistik (fatura, fletë-shoqërime, etj.).
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e blerjes, magazinës dhe shitjes.
- Identifikon dhe raporton problematika në zinxhirin e furnizimit.
- Ndjek performancën e transportit dhe afatet e dorëzimit.
- Siguron respektimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme (preferohet).
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (sidomos Excel).
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
- Njohuri të gjuhës angleze (avantazh).
Shënime
Çfarë ofron Megatek
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Trajnime të vazhdueshme.
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
Procedura e Aplikimit
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
- Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
Rreth kompanisë
Megatek S.A is the biggest Do-IT-Yourself wholesale and retail store in Albania. Megatek S.A is part of Teqja Group International, a group of privately owned and anonymous Companies with long experience in the Albanian and regional market offering a vast range of products and services, ranging from mail & logistics to production of industrial materials. The group consists of the following companies: * “Teqja international” s.a. * “Teqja” l.t.d * “Global construction” s.a * TNT Albania * Spartan security &...
