
Specialiste Marketingu
About the job
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialiste Marketingu.
Detyrat
- Menaxhimi dhe administrimi i rrjeteve sociale të kompanisë.
- Planifikimi dhe realizimi i fushatave të marketingut dhe mediaplaneve.
- Zhvillimi i ideve dhe strategjive kreative për promovimin e produkteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për markën.
- Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve promocionale në pikat e shitjes.
- Monitorimi i trendeve të tregut, konkurrencës dhe aktiviteteve të marketingut.
- Analizimi i rezultateve të fushatave dhe përgatitja e raporteve përkatëse.
- Bashkëpunimi me ekipet e shitjeve për realizimin e objektivave të marketingut.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione marketingu, preferueshëm në sektorin Retail.
- Njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe planifikimin e mediaplaneve.
- Aftësi të mira krijuese dhe ide inovative për fushata marketingu.
- Person energjik, i/e shkathët, i/e organizuar dhe me iniciativë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.
Rreth kompanisë
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...
