Kalaja Talent Consulting

Teknolog/e Prodhimi

Kalaja Talent Consulting
Tirane16 Nëntor 2026Afati: 16 Dhjetor 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Teknolog/e Prodhimi.

Detyrat

  • Organizimi, koordinimi dhe ndjekja e proceseve të prodhimit të produkteve të bulmetit, si djathë kaçkavall, djathë i bardhë, salcë kosi, kos, gjizë etj.
  • Mbikëqyrja e të gjitha fazave të përpunimit të qumështit, duke siguruar zbatimin e teknologjisë dhe recetave të prodhimit.
  • Kontrolli i cilësisë së lëndës së parë dhe produkteve përfundimtare, duke garantuar përputhshmërinë me standardet e përcaktuara.
  • Monitorimi i parametrave teknologjikë gjatë prodhimit, si temperatura, koha e përpunimit, fermentimi dhe parametrat e tjerë përkatës.
  • Operimi dhe mbikëqyrja e linjave, makinerive dhe pajisjeve të prodhimit.
  • Ndjekja e mirëmbajtjes së pajisjeve dhe linjave të përpunimit, si dhe identifikimi dhe raportimi i problematikave teknike.
  • Sigurimi i zbatimit të standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe praktikave të mira të prodhimit (GMP/HACCP).
  • Evidentimi dhe raportimi i problematikave gjatë procesit të prodhimit dhe propozimi i masave për përmirësimin e tyre.
  • Hartimi i raporteve mbi proceset e prodhimit, cilësinë dhe performancën e linjave.
  • Bashkëpunimi me stafin e prodhimit dhe departamentet përkatëse për garantimin e vazhdimësisë dhe efikasitetit të proceseve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore, Teknologji Qumështi ose në një fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në industrinë ushqimore, veçanërisht në përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të bulmetit.
  • Njohuri mbi teknologjinë e prodhimit të djathit, kosit, salcës së kosit, gjizës dhe produkteve të tjera të bulmetit.
  • Njohuri mbi operimin dhe mirëmbajtjen bazë të linjave dhe pajisjeve të prodhimit.
  • Njohuri mbi standardet e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore (HACCP).
  • Aftësi për të monitoruar dhe kontrolluar proceset teknologjike të prodhimit.
  • Aftësi organizative, analitike dhe për zgjidhjen e problematikave.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të menaxhuar ekipin e prodhimit.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Dizajner
Kategoria