Agikons

Zdrukthtar

Agikons
Tirane29 Tetor 2026Afati: 24 Nëntor 2026

About the job

Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të një Zdrukthtari të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.

Detyrat

  • Lexon, interpreton dhe zbërthen vizatimet teknike për organizimin dhe realizimin e punimeve.
  • Realizon punime zdrukthtarie sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të kompanisë.
  • Përpunon elementë prej druri për mobilje, dyer, dritare, konstruksione dhe produkte të tjera.
  • Përdor në mënyrë profesionale dhe të sigurt makineritë e përpunimit të drurit, si: sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir dhe presë.
  • Kryen matje, prerje, përpunim, montim dhe përfundim të punimeve me saktësi.
  • Monton konstruksione dhe elementë druri si në repart ashtu edhe në objekt, duke garantuar cilësi në çdo fazë të procesit.
  • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve gjatë procesit të prodhimit dhe para dorëzimit.
  • Identifikon dhe korrigjon parregullsitë teknike për të garantuar përfundimin korrekt të punimeve.
  • Bashkëpunon me ekipin e prodhimit dhe departamentet e tjera për realizimin e projekteve brenda afateve të përcaktuara.
  • Trajnon dhe mbështet punonjësit e rinj mbi proceset e punës, përdorimin e makinerive dhe respektimin e standardeve të cilësisë.
  • Respekton procedurat e sigurisë dhe mirëmban mjedisin e punës sipas standardeve të kompanisë.

Kualifikimet

  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në përpunimin e drurit.
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.

Shënime

Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin: 067 206 4428.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë.

Rreth kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...

Agikons

Agikons

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Punëtor
Kategoria