Pegasus

Sales Person

Pegasus
Tirane22 Shtator 2026Afati: 13 Tetor 2026

About the job

Pegasus SHPK, kompani e specializuar në distribuimin e produkteve mjekësore okulistike, është në kërkim të një Sales Person për të forcuar praninë e saj në tregun shqiptar. Kandidati i suksesshëm do të promovojë dhe shesë produktet e kompanive lider botërorë si Alcon Surgical, Alcon Vision Care, Tomey, Quantel Medical, Haag-Streit Surgical, Aurolab dhe të tjera, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me mjekë okulistë, klinika kirurgjikale dhe optika brenda vendit.

Detyrat

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Shitja e portofolit të plotë: Produktet e Alcon Surgical (lente kirurgjikale, materiale dhe pajisje kirurgjikale) dhe Alcon Vision Care (lente kontakti dhe produkte kujdesi), si dhe Tomey, Quantel Medical, Haag-Streit Surgical, Aurolab.
  • Takime klinike: Takime të rregullta me mjekë okulistë, klinika kirurgjikale okulistike, optika dhe qendra shëndetësore për prezantim dhe promovim produktesh.
  • Trajnimi i stafit: Trajnimi i personelit të klientëve mbi përdorimin dhe avantazhet e produkteve të portofolit.
  • Menaxhimi i sektorit: Menaxhimi i porosive, monitorimi i territorit gjeografik dhe raportimi periodik tek drejtoria e shitjeve.
  • Zhvillimi i tregut: Ndjekja e zhvillimeve të tregut okulistik dhe identifikimi i mundësive të reja biznesi.
  • Trajnime ndërkombëtare: Pjesëmarrja aktive në trajnime dhe seminare brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga kompanitë përfaqësuese.

Kualifikimet

Arsimi & Profili Akademik

  • Diplomë Bachelor e detyrueshme; Master i preferuar.
  • Profil i preferuar: Optometri, Fizikë, Farmaci ose degë me profil mjekesor.

Eksperienca Profesionale

  • Eksperiencë në fushën okulistike ose mjekësore (e preferuar, por jo e detyrueshme).
  • Aftësi të dëshmuara shitjeje dhe menaxhimi të klientëve.

Aftësi të Domosdoshme

  • MS Office: Njohuri të mira në Word, Excel dhe PowerPoint.
  • Gjuha Angleze: Nivël i shkëlqyer i gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
  • Patentë Drejtimi: Leje drejtimi kategoria B e detyrueshme.
  • Aftësi të forta komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Aftësi organizative dhe vetë-menaxhim i kohës.

Shënime


Paga Neto : 80,000 – 150,000 Lekë / muaj (negociueshme ne varesi te ekperiences)

Nëse njihni kandidatë që përputhen me kriteret e mësipërme dhe janë të interesuar për një karrierë dinamike në sektorin okulistik, ju lutemi na i referoni ose na kontaktoni drejtpërdrejt ne email : database@pegasus-united.com

Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Adresa: Ish Frigoriferi, Tiranë, Shqipëri

Rreth kompanisë

Depo farmaceutike “Pegasus” sh.p.k, është përfaqësues dhe distributor ekskluziv i kompanive më të njohura në fushën farmaceutike, diagnostikuese, kimisë, analitike dhe laboratorike si: Pfizer, Alcon, Abbott Diagnostics, Agilent Technologist, Hologic, Konica Minolta, Fukuda-Denshi, Eppendorf, Becton-Dickinson, Faran, Huvitz, Grifols, Haag-Streit Surgical, Tomey, Randox, Scharlau, Metter Toledo, Ohaus, Seta, Peak Scientific, Intervet, Novartis Vet, Sigma Centrifuges, MESA Medical, etj.

Pegasus

Pegasus

1 punonjës
150000 ALL / Fixed
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Master
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria

Latest jobs from this company