Xhaferraj Alumin

Inxhinier Durres

Xhaferraj Alumin
Durrës22 Shtator 2026Afati: 10 Tetor 2026

About the job

Xhaferraj Alumin shpk, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e aluminit, është e pranishme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filialin në Spitallë , Durrës.

Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania ofron një vend të lirë pune në pozicionin: Inxhinier.

Detyrat

  • Hartimi dhe rishikimi i projekteve teknike, vizatimeve dhe dokumentacionit inxhinierik.
  • Llogaritja dhe dimensionimi i strukturave dhe sistemeve te aluminit sipas specifikimeve teknike.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për ofrimin e zgjidhjeve teknike ndaj kërkesave të klientëve.
  • Përgatitja e ofertave teknike dhe listave të materialeve për projektet.
  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i procesit të instalimit në kantier.
  • Kontrolli i cilësisë së produkteve dhe instalimeve sipas standardeve të kërkuara.
  • Raportimi i progresit të projekteve te përgjegjësi direkt.

Kualifikimet

  • Të ketë perfunduar arsimin e lartë në një nga degët e inxhinierisë.
  • Të ketë njohuri rreth materialeve të aluminit dhe përdorimit të tyre në praktikë.
  • Të ketë njohuri në perdorimin e Autocad & SketchUp .
  • Të ketë aftësi të mira menaxhimi dhe organizimi në punë.
  • Të jetë njohës i gjuhës angleze.
  • Të zotërojë patentë të klasit B.
  • Disponibilitet full time.

Shënime


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com?subject=Aplikoj%20per%20njoftimin:%20Durres,%20ofrohet%20vend%20pune%20Inxhinier&body=Pershendetje%20drejtues%20te%20Xhaferaj%20Alumin%20Shpk,%0d%0a%0d%0aMe%20kete%20email%20deshiroj%20te%20aplikoj%20per%20njoftimin:%0d%0aDurres,%20ofrohet%20vend%20pune%20Inxhinier%0d%0ahttps://www.njoftime.com/threads/durres-ofrohet-vend-pune-inxhinier.1213826/%0d%0a%0d%0aNr.%20Tel.:%0d%0aBashkangjitur%20CV%0d%0a%0d%0aFaleminderit! me subject: Aplikim për pozicionin e punës Inxhinier Durrës.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.

Rreth kompanisë

Kompania Xhaferraj Alumin Shpk me një eksperiencë prej me shume se 20 vitesh në fushën e aluminit ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, duke ofruar një gamë të gjerë sistemesh dhe produktesh, si dhe duke qenë distributori kryesor i tyre. Aktiviteti i kompanisë tonë konsiston në tregtimin e materialeve të aluminit dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme në këtë sektor. Eksperienca shumëvjecare në fushën e aluminit na ka rritur profesionalisht duke bërë që t’i kuptojmë...

Xhaferraj Alumin

Xhaferraj Alumin

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier
Kategoria