Smart Home Albania

Specialiste Finance & Arke

Smart Home Albania
Tirane22 Shtator 2026Afati: 13 Tetor 2026

About the job

Smart Home Albania kërkon të zgjerojë ekipin me një Specialiste Finance & Arke, me eksperiencë praktike në procese financiare dhe aftësi për të menaxhuar me saktësi aktivitetin financiar të përditshëm të showroom-it.
Roli kërkon një profil që ka punuar më parë me faturim, TVSH, kosto, rakordime, arkë dhe dokumentacion financiar, dhe që kupton lidhjen ndërmjet shitjes, faturimit, pagesës dhe regjistrimit financiar.
Pozicioni kombinon përgjegjësi financiare me administrimin e arkës dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe kontrolli i veprimeve financiare të përditshme të showroom-it.
  • Administrimi i arkës dhe garantimi i saktësisë së arkëtimeve dhe pagesave.
  • Lëshimi, kontrolli dhe administrimi i faturave të shitjes.
  • Kontrolli dhe ndjekja e faturave të blerjes dhe dokumentacionit financiar përkatës.
  • Rakordimi periodik i arkës, bankës, faturave dhe pagesave të klientëve.
  • Ndjekja e llogarive të arkëtueshme dhe detyrimeve sipas procedurave të kompanisë.
  • Përllogarit dhe kontrollon kostot e mallrave të importuara;
  • Kontrollon dokumentacionin financiar të importit, transportit dhe doganës;
  • Ndjekja e kostove të produkteve dhe dokumentacionit përkatës.
  • Identifikimi dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive në faturim, pagesa ose dokumentacion.
  • Bashkëpunimi me departamentet e shitjeve, magazinës, blerjeve dhe projekteve për rakordimin e proceseve.
  • Mbështetja e menaxhimit me të dhëna dhe raporte financiare sipas nevojës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë relevante në financë, kontabilitet operacional ose role të ngjashme.
  • Eksperiencë praktike në faturim, TVSH, kosto, rakordime dhe menaxhim arke.
  • Kuptim i mirë i proceseve financiare dhe dokumentacionit fiskal.
  • Eksperiencë praktike me programin financiar Financa 5.
  • Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel.
  • Saktësi e lartë dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Integritet dhe përgjegjshmëri në administrimin e informacionit dhe vlerave monetare.
  • Aftësi të mira organizative dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht.
  • Komunikim profesional dhe orientim ndaj klientit.

Shënime


Çfarë ofrojmë:

  • Pagë në përputhje me eksperiencën;
  • Ambient profesional dhe mbështetës pune;
  • Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale.

Aplikoni ne: hr@smarthome.al

Rreth kompanisë

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese! Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit...

Smart Home Albania

Smart Home Albania

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Financier
Kategoria