HR-Studio

Agjente Udhëtimi

HR-Studio
Tirane16 Nëntor 2026Afati: 8 Dhjetor 2026

About the job

HR Studio është në kërkim të një Agjente Udhëtimi për një kompani partnere.

Pozicioni është ideal për persona të apasionuar pas turizmit dhe shërbimit ndaj klientit, të aftë për të organizuar dhe menaxhuar udhëtime sipas nevojave të klientëve.

Detyrat

  • Këshillon klientët për destinacionet, paketat turistike dhe shërbimet e udhëtimit.
  • Organizon rezervimet e biletave, hoteleve, transfereve dhe shërbimeve të tjera turistike.
  • Përgatit oferta të personalizuara sipas kërkesave të klientëve.
  • Ndjek procesin e rezervimit deri në përfundimin e udhëtimit.
  • Komunikon me partnerë dhe operatorë turistikë vendas dhe ndërkombëtarë.
  • Menaxhon dokumentacionin dhe siguron saktësinë e rezervimeve.
  • Ofron asistencë dhe zgjidhje për çdo situatë që mund të lindë gjatë procesit të udhëtimit.
  • Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjeve dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për klientët.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare ose arsim i mesëm, preferohet në Turizëm, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në agjenci udhëtimi kusht.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe shitjeje.
  • Njohuri në përdorimin e Microsoft Office; eksperienca me sistemet e rezervimeve turistike përbën avantazh.
  • Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar edhe nën presion.

Shënime


Çfarë ofrohet:

  • Pagë konkurruese.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të ndërtuar karrierë në industrinë e turizmit.

Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Agjent Udhëtimi
Kategoria