HR-Studio

Menaxher i operacioneve

HR-Studio
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 10 Dhjetor 2026

About the job

HR Studio eshte ne kerkim te nje Përgjegjësi për koordinimin dhe menaxhimin e operacioneve të përditshme të brandit, duke siguruar kontrollin e inventarit, menaxhimin financiar operacional, furnizimin, logjistikën, prodhimin, koordinimin me ekipet kreative dhe mbështetjen e zhvillimit të brandit. Ky rol garanton që proceset e biznesit të funksionojnë në mënyrë të organizuar, efikase dhe në përputhje me objektivat e kompanisë.

Detyrat

  • Menaxhon procesin e rakordimit dhe administrimit të cash-it nga posta dhe pikat e shitjes.
  • Kryen kontrollin, arkëtimin dhe regjistrimin e cash-it.
  • Mban ndjekjen e shpenzimeve operative dhe dokumentacionit financiar.
  • Koordinon me zyrën kontabile për raportime dhe dokumentacionet mujore.
  • Organizon dhe kryen inventare fizike në magazinë dhe pika shitjeje.
  • Monitoron saktësinë e stokut fizik kundrejt sistemit.
  • Analizon lëvizjen e produkteve, performancën e stokut dhe identifikon nevojat për optimizim.
  • Koordinon furnizimin e pikave të shitjes dhe lëvizjen e produkteve.
  • Ndjek proceset e prodhimit nga porosia deri në finalizim.
  • Komunikon me furnitorët/prodhuesit për afatet, sasitë dhe cilësinë.
  • Siguron koordinimin midis prodhimit, magazinës, shitjeve dhe dizajnit.
  • Përgatit analiza mbi produktet më të shitura dhe performancën e kategorive.
  • Jep rekomandime për çmime, ulje dhe strategji promocionale.
  • Koordinon ndryshimet e çmimeve dhe promocioneve në Shopify me personin përgjegjës.
  • Mbështet procesin e blerjeve dhe negocimin e ofertave.
  • Ndjek punën e dizajneres dhe koordinon nevojat midis dizajnit dhe prodhimit.
  • Siguron që zhvillimi i produkteve të ecë sipas planit dhe afateve.
  • Ndjek nevojat operative të brandit dhe siguron realizimin e tyre.
  • Organizon dhe koordinon eventet dhe aktivitetet e brandit.
  • Ndjek bashkëpunimet me partnerë dhe palë të treta.
  • Menaxhon kërkimin e ofertave dhe porositë për materiale të nevojshme për brandin (paketime, çanta, materiale promocionale etj.).

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme ne pozicione të ngjashme.
  • Eksperience ne shitje/retail
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efikas të disa proceseve njëkohësisht.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.

Shënime


Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: b.simaku@hrstudiobs.com ose ne numrin e celularit; +355694504920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Operacional
Kategoria