HR-Studio

Drejtues të Mbështetjes së Klientëve (Support Lead) Software Kontabiliteti

HR-Studio
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 15 Dhjetor 2026

About the job

Përshkrimi i pozicionit​

Për një kompanie prestigjioze në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe konsulencës financiare, HR Studio është në kërkim të një profesionisti me eksperiencë në kontabilitet për pozicionin Support Lead – Software Kontabiliteti. Kandidati i përzgjedhur do të ketë një rol kyç në mbështetjen e klientëve gjatë implementimit dhe përdorimit të një platforme të re për menaxhimin financiar dhe kontabilitetin. Ky pozicion kombinon ekspertizën në kontabilitet me aftësitë për të menaxhuar marrëdhëniet me klientët, për të ofruar zgjidhje praktike dhe për të drejtuar një ekip në zhvillim.

Detyrat

  • Menaxhimi i kërkesave të klientëve dhe ofrimi i mbështetjes profesionale për përdorimin e platformës së kontabilitetit.
  • Koordinimi i procesit të integrimit të klientëve të rinj, duke përfshirë konfigurimin e sistemit dhe transferimin e të dhënave financiare.
  • Verifikimi dhe rakordimi i të dhënave të transferuara nga sistemet ekzistuese.
  • Organizimi dhe realizimi i trajnimeve për klientët, online dhe fizikisht.
  • Prezantimi dhe demonstrimi i funksionaliteteve të platformës për klientët potencialë.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave të përdoruesve.
  • Përgatitja e materialeve udhëzuese dhe dokumentacionit mbështetës për klientët dhe ekipin e brendshëm.
  • Monitorimi i cilësisë së shërbimit dhe respektimi i afateve të përgjigjeve ndaj klientëve.
  • Drejtimi, trajnimi dhe zhvillimi i ekipit të mbështetjes së klientëve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në kontabilitet.
  • Eksperiencë në përgatitjen e pasqyrave financiare sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
  • Njohuri mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor, TVSH-së, listëpagesave dhe procedurave të deklarimit financiar.
  • Eksperiencë në përdorimin ose implementimin e programeve të kontabilitetit dhe sistemeve ERP.
  • Certifikimi si Kontabilist i Miratuar (KM), ose procesi i avancuar drejt certifikimit, përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe zgjidhjeje problemesh.
  • Aftësi për të trajnuar dhe udhëzuar klientët në përdorimin e sistemeve financiare.
  • Eksperienca në drejtimin ose trajnimin e një ekipi përbën avantazh.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Shënime


Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Kontabël
Kategoria