
Konsulent Shitjesh në Zyrë Sektori Elektrik
About the job
HR Studio , për një kompani kliente që operon në sektorin elektrik, është në kërkim të një Konsulenti/e Shitjesh në Zyrë, me eksperiencë në shitjen dhe këshillimin teknik për produkte dhe materiale elektrike.
Pozicioni ka në fokus komunikimin me klientët, përgatitjen e ofertave tregtare, ndjekjen e porosive dhe ofrimin e asistencës profesionale për përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri mbi sektorin elektrik, aftësi të mira komunikimi dhe eksperiencë në menaxhimin e kërkesave të klientëve.
Detyrat
- Komunikimi dhe këshillimi i klientëve mbi produktet dhe materialet elektrike.
- Përgatitja dhe dërgimi i ofertave tekniko-tregtare.
- Administrimi dhe ndjekja e porosive deri në finalizimin e tyre.
- Ofrimi i informacionit teknik mbi karakteristikat dhe përdorimin e produkteve.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve në terren dhe departamentet e tjera.
- Ndjekja e kërkesave të klientëve për çmimet, disponueshmërinë dhe afatet e furnizimit.
- Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.
Kualifikimet
- Eksperiencë e domosdoshme në sektorin e produkteve dhe materialeve elektrike.
- Preferohet arsim në Inxhinieri Elektrike ose fusha teknike të ngjashme.
- Njohuri të mira mbi produktet, pajisjet dhe materialet elektrike.
- Eksperiencë në shitje, përgatitje ofertash dhe komunikim me klientët.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe orientim drejt klientit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Shënime
Per aplikime dërgoni CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com ose +355694504920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...