HR-Studio

Menaxher Shitjesh Terren

HR-Studio
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 14 Dhjetor 2026

About the job

HR Studio në kuadër të bashkëpunimit me një kompani që operon në sektorin e produkteve dhe zgjidhjeve elektrike, është në kërkim të një Menaxheri Shitjesh në Terren, me eksperiencë të konsoliduar në industrinë elektrike.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të mira teknike mbi produktet dhe materialet elektrike, eksperiencë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me klientë B2B dhe aftësi për të identifikuar mundësi të reja biznesi. Pozicioni kërkon një profesionist dinamik, të orientuar drejt rezultateve dhe me aftësi të mira negocimi.

Detyrat

  • Zhvillimi dhe menaxhimi i shitjeve në terren për produktet dhe materialet elektrike.
  • Identifikimi i klientëve potencialë dhe zgjerimi i portofolit të kompanisë.
  • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me kompani ndërtimi, instalues elektrikë, kontraktorë dhe biznese të sektorit.
  • Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i zgjidhjeve teknike sipas nevojave të klientëve.
  • Përgatitja e ofertave tregtare, negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve.
  • Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe mundësive të reja të biznesit.
  • Ndjekja e klientëve ekzistues dhe zhvillimi i bashkëpunimeve afatgjata.
  • Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e domosdoshme në shitjen e produkteve, materialeve ose pajisjeve elektrike.
  • Preferohet arsim i lartë në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në shitjet B2B dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.
  • Njohuri teknike mbi materialet dhe pajisjet elektrike.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
  • Orientim drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave.
  • Patentë e kategorisë B.

Shënime


Per aplikime: Dërgoni CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com ose ne numrin e celularit: +355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria