
Menaxher i njësisë së biznesit – Business Unit Manager
Recruit Albania Group
About the job
Kërkohet Menaxher i njësisë së biznesit – Business Unit Manager
Detyrat
- Menaxhim dhe koordinim i aktiviteteve te përditshme të njësisë së biznesit. Zhvillim dhe zbatim i strategjise se biznest dhe planeve operative. Sigurimi i arritjeve te objektivave të biznesit, objektivave të shitjeve dhe qëllimeve financiare.
- Përgatitje dhe monitorim i buxheteve, të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimprurësisë.
- Mbikëqyrje, udhëheqje dhe motivim i punonjësve për të arritur performancë të lartë.
- Monitorim i treguesve kryesorë të performancës (KPI) dhe vlerësim i rezultateve te biznesit.
- Identifikim i mundësive të reja te biznesit dhe mbështetje e rritjes se biznesit.
- Mbajtja emarrëdhënieve të forta me klientët, partnerët dhe palët e interesuara.
- Koordinim i aktiviteteve me departamentet e tjera për të siguruar operacione efektive.
- Optimizim i proceseve te biznesit, kontroll i kostove dhe përmirësim me efikasitet operativ.
- Sigurim i pajtueshmërise me politikat, procedurat dhe rregulloret përkatëse të kompanisë.
- Identifikim i rreziqeve operacionale dhe zbatim i veprimeve korrigjuese kur është e nevojshme.
- Përgatitje e raporteve të rregullta të performancës së biznesit për menaxhmentin e lartë.
- Nxitje e përmirësimit te vazhdueshëm dhe sigurim i arritjeve te objektivave strategjike të njësisë së biznesit.
Aftesite kryesore:
- Udhëheqja dhe menaxhimi i ekipit
- Planifikimi strategjik dhe zhvillimi i biznesit
- Menaxhimi financiar dhe buxhetimi
- Analiza dhe vendimmarrja e biznesit
- Menaxhimi i projekteve dhe operacioneve
- Komunikimi dhe aftësitë ndërpersonale
- Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit kritik
- Negocimi dhe zgjidhja e konflikteve
- Monitorimi i performancës dhe analiza e KPI
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët
- Menaxhimi i kohës dhe prioritizimi
- Organizimi dhe koordinimi
- Kontrolli i kostove dhe optimizimi i burimeve
- Vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut
- Përshtatshmëria dhe menaxhimi i ndryshimeve
- Aftësi dhe raportim në Microsoft Office
- Qasje e orientuar drejt rezultateve
- Aftësi për të punuar nën presion
- Punë në grup dhe bashkëpunim
- Përmirësim i vazhdueshëm dhe inovacion
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim, Financë ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në menaxhim biznesi, drejtim operacionesh, shitje ose zhvillim biznesi.
- Përvojë në menaxhimin e ekipeve dhe koordinimin e proceseve në departamente.
- Njohuri shumë të mira komunikimi ne anglisht: e shkruar dhe e folur. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi. Zotërim i paketës Office (veçanërisht Excel-it në nivel të avancuar), përvojë në kryerjen e analizave krahasuese;
- Te pakten 5 vite përvojë e mëparshme ne profesion.
- Preferohen kandidate femra.
Shënime
Kontakte:
Email: recruit1@recruitalbania.al
telefon: +355 69 665 1047
Rreth kompanisë
Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...

Recruit Albania Group
11 punonjës