
Operatore Telefonike Italisht Turizëm Dentar
About the job
Operatore Telefonike – Italisht, Turizëm Dentar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i telefonatave hyrëse dhe dalëse me pacientët dhe klientët potencialë.
- Informimi i pacientëve mbi shërbimet dentare, trajtimet, çmimet dhe procedurat e klinikës.
- Caktimi, konfirmimi, riplanifikimi dhe anulimi i takimeve me pacientët.
- Komunikimi me pacientët përmes telefonit, bisedave online dhe email-it.
- Trajtimi i kërkesave të pacientëve dhe ofrimi i mbështetjes profesionale.
- Ndjekja e pacientëve lidhur me takimet dhe pyetjet mbi trajtimet dentare.
- Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të pacientëve dhe i informacioneve mbi takimet në sistemin e klinikës.
- Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Koordinimi i takimeve ndërmjet pacientëve dhe profesionistëve dentarë.
- Garantimi i një niveli të lartë shërbimi ndaj klientit dhe i një eksperience pozitive për pacientët.
Orari i punës:
- E hënë – E premte, ora 10:00–19:00.
- Pushim dreke: 1 orë.
- Dy pushime shtesë nga 15 minuta gjatë ditës së punës.
- E shtunë dhe e diel pushim.
Bonuset dhe objektivat e performancës:
Bonuse të bazuara në performancë për sjelljen e pacientëve të rinj në klinikë.
Bonusi mujor sipas të ardhurave të gjeneruara:
- 150 € bonus për arritjen e 25,000 € të ardhura mujore.
- 250 € bonus për arritjen e 30,000 € të ardhura mujore.
- 400 € bonus për arritjen e 35,000 € të ardhura mujore.
Bonusi shtesë javor:
Bonus shtesë prej 80 € për arritjen e objektivit javor prej 3 pacientësh dhe 8,000 € në plane trajtimi, i cili përfitohet përveç bonusit të rregullt mujor.
Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin e tel : +355 69 665 1047 ose ne adresen e email: info@recruitalbania.al
Rreth kompanisë
Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...
